☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,227 ▼ -3.83% ETH $1,989 ▼ -3.88% XRP $1.3232 ▼ -3.13% SOL $82.5500 ▼ -4.77%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Totozani: Ombusmani ekziston për të drejtat e qytetarëve dhe integrimin në BE

Avokati-i-Popullit-Igli-Totozani-Foto-Agim-Dobi-2-525x350Avokati i Popullit ka organizuar sot në Tiranë seminarin “Ombusmani dhe rëndësia e tij për mbrojtjen e te drejtave qytetare dhe integrimin në BE”. Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësuesi BE-së në Tirane, Clive Rumbold dhe ambasadori Italian në Tiranë, Massimo Gaiani, përfqësues të shoqatave të të drejtave të njeriur, të shoqërisë civile dhe përfaqësues të ligjit.

Totozani, duke folur në seminar, tha se “në vendet perendimore proçesi i demokracisë ka kërkuar shume vite, të cilat kanë ardhur në ditët e sotme dhe kanë sjellë demokracitë liberaldemokratike perendimore. Pikërisht për këtë është e rendësishme të punojmë që perveç të drejtave të njeriut të përhapim një kulturë demokratike, pasi është mundësia për të gjithë njerëzit që të kuptojnë se kush është roli i Ombusmanit në një vend demokratik”.

“Ky takim i sotëm në forme bashkëbisedimi është një rast i mirë për të kuptuar rolin e Ombusmanit në zhvillimet demokratike të vendit dhe në proçesin e integrimit evropian”, u shpreh Totozani.

avokati-i-popullit-(6)Ndërsa ambasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani, u shpreh se “një nga problemet e mëdha të BE është distanca mes qytetarëve dhe institucioneve dhe se Avokati i Popullit shërben si një urë lidhëse mes qytetarëve dhe Avokatit të Popullit”.

Përfaqësuesi i BE-së në vendin tonë, Clive Rumbold, vlerësoi progresin e bërë në Shqipëri, ndërsa shtoi se vlerat e Avokatit të Popullit janë jetike.

Nënkryetari I Kuvendit, Vangjel Dule, u shpreh me vlerësime për rolin e Avokatit të Popullit për aktivitetin e tij. “Kuvendi e mbështet Avokatin në shërbim të promovimit dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve. Kjo është sfidë morale e shoqërisë dhe bashkëpërgjegjësi e institucioneve. Forcimi i rolit të Ombusmanit i shërben edhe procesit të integrimit. Rritja e bashkëpunimit mes Parlamentit dhe këtij institucioni i shërben ecurisë së axhendës së përbashkët”, tha Dule.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.