Rajoni
TPI konfirmon dënimet e përjetshme për zyrtarë të lartë serbë për ngjarjet e Srebrenicës
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/12/Konferenca-e-katërt-“Ballkani-Perëndimor-Nga-Stabilizimi-në-Anëtarësim“-organizuar-në-Bruksel-nga-grupi-parlamentar-i-PPE-së-në-Parlamentin-Europian.-523x3503.jpg)
Gjykatësit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPI) konfirmuan në apel dënimet me burgim të përjetshëm kundër Vojadin Popoviçit dhe Ljubisha Bearas, të dy zyrtarë të lartë të ushtrisë serbo-boshnjake, për rolin e tyre në masakrën eSrebrenicës, kur 8 000 burra dhe djem boshnjakë u vranë përgjatë tri ditëve në vitin 1995.
Dy ushtarakët u dënuan me akuzën për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Gjykata dënoi edhe ushtarakë të tjerë të cilët e kishin çuar çështjen në apel.
Kështu, Drago Nikoliç u dënua me 35 vjet burg, Radivolge Miletiç me 18 dhe Vinko Pandureviç me 13 vjet burg.