☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 05 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $79,954 ▲ +0.32% ETH $2,478 ▲ +1.05% XRP $1.4185 ▲ +1.31% SOL $103.8100 ▲ +2.11%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
05 Sep 2026
Breaking
Horoskopi

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Kur bëhet fjalë për tradhti njerëzit duket se ndahen në shumë grupe. Ata që tradhëtojnë fizikisht, ata që tradhtojnë mendërisht, por nuk marrin guximin kurrë ta bëjnë fakt të kryer, njerëzit që nuk e falin kurrë tradhtinë, ata që e falin, të tjerë që mendojnë se tradhtia emocionale dhe mendore është më e rëndë etj.

Cilit do grup t’i përkisnit nëse jeni në një lidhje dashurie në fillim duhet të mësoni se si tradhton partneri juaj sipas shenjës së horoskopit

Bricjapi

Kjo është një shenjë moskokçarëse dhe hyn tek kategoria e njerëzve që tradhëtojnë fizikisht. Mund ta dashurojnë partnerin, por kjo nuk i ndalon së paturi një lidhje paralele. Ç’është më e keqja është se bricjapi nuk e mendon dy herë se si ky veprim ndikon tek partneri apo lidhja e tyre.

Ujori

Në ndryshim nga shenja paraardhëse, ujori tradhton mendërisht. Ata dashurojnë shumë lehtë dhe ashtu siç u ndizet zjarri ashtu dhe u shuhet. Ndaj nëse kjo shenjë tradhton me mendje nuk do të thotë që po ju tradhton pas shpine, por thjesht mendon se po ndjen për një tjetër njeri.

Peshqit janë egoistë dhe dinë shumë mirë si ta manipulojnë situatën. Vështirë të kapësh një peshk duke tradhtuar sepse janë shumë të kujdesshëm.

Dashi është një natyrë aventuriere dhe të tradhtuarit, përvojat e reja janë pjesë e aventurës së tyre. Ata nuk e mohojnë këtë gjë, ndaj mos e merrni shumë personale nëse ju tradhton një dash, sepse sipas atij ai e bën këtë për veten e tij.

Demi mesa duket qenka shenja më besnike e horoskopit sepse nuk tradhton kurrë. POR nëse e bëjnë do të thotë që ata nuk ju dashurojnë më juve, por atë tjetrin/en. Pra kanë arsye të forta.

Binjakët tradhtojnë brenda rrethit shoqëror dhe preferojnë njerëzit e njohur si nga ata dhe partnerët e tyre, gjë që rrit rrezikun që këta të fundit të kapen.

Gaforrja tradhton sepse është gjithnjë në kërkim të personit të duhur. Ngjan pak naive, por ja që gaforret kështu janë. Dhe pse janë të ndjeshme dhe nuk do j’ua thyenin kurrë zemrën partnerit, ndodh që dhe kjo shenjë të tradhtojë. Kini kujdes sepse zbuloheni menjëherë.

Luani nuk është një shenjat tradhtare të zodiakut dhe kjo, jo sepse është një shenjë besnike, por sepse nuk duron dot dramat që vijnë pas tradhtisë. Janë shumë të përmbajtur dhe rrallë ndodh të bien pre e pasionit.

Virgjëresha duket se ka lindur për të tradhtuar dhe kjo sepse janë mashtrues të lindur.

Për peshoret vlen e njëjta gjë. Janë mjeshtra të mashtrimit dhe mund të mbajnë disa partnere njëkohësisht pa ngjallur dyshime.

Akrepi i merr lidhjet shumë seriozisht dhe fatkeqësisht janë viktima të tradhtive (gjë të cilën nuk e thamë për shenjat e tjera që edhe tradhtojnë). Ata tradhtojnë rrallë dhe kur ndodh një gjë e tillë ndihen shumë keq.

Shigjetarët e marrin tradhtinë si lojë dhe kjo gjë u duket argëtuese dhe sfiduese në të njëjtën kohë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.