☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,953 ▲ +0.39% ETH $2,270 ▲ +0.91% XRP $1.2549 ▲ +0.42% SOL $95.3400 ▼ -0.58%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pas reagimit të Minsitrit Gogu, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë kërkuar ekzekutimin e menjëhershëm të pagave të magjistratëve, funksionarëve dhe punonjësve të administratës së sistemit të drejtësisë.

Në një deklaratë të përbashkët, shoqatat kundërshtojnë kërkesën e Ministrisë së Financave që pagesat të përllogariten sipas formulës së mëparshme, e cila, sipas tyre, është shfuqizuar. Ato argumentojnë se Kuvendi kishte afat deri më 31 korrik 2026 për të miratuar ndryshimet ligjore të kërkuara nga Gjykata Kushtetuese, por nuk e përmbushi këtë detyrim.

Sipas deklaratës, vendimet e KLGJ-së dhe KLP-së për llogaritjen e pagave janë ende në fuqi dhe duhet të zbatohen nga institucionet përgjegjëse.

Shoqatat theksojnë se pagesat nuk mund të mbeten peng i miratimit të një ligji të ri apo i mosveprimit të Kuvendit.

Ato kërkojnë gjithashtu respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe që çdo ndërhyrje e re ligjore të mos cenojë standardin e vendosur prej saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.