Kronika

Trafikantit të heroinës në Shqipëri i konfiskohen 3 milionë euro pasuri

secuestroPasuria në vlerën e 3 milionë eurove iu sekuestrua Fatmir Muçajt, 34 vjeçarit me banim në Tiranë i dënuar në Zvicër për trafik heroine.
Pasuritë janë sekuestruar sot në Tiranë e Durrës pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë.

Sipas policisë së Tiranës, Fatmir Muçaj, ka qenë nën hetim dhe i dënuar për “Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Vjedhje me dhunë”, në vitin 1997 në Zvicër.

Sipas policisë Muçaj rezulton se është pronari i një sipërfaqeje tokë prej 19 995 m2 e ndarë në disa parcela në disa zona kadestrale, si në Zonën e liqenit artificial, në Sauk, në Gjirin e Lalëzit, Marikaj etj, si dhe tre lokale në zonën e Ish bllokut dhe në Yzberisht Tiranë.

Pronat e blera nga i dënuari për trafik droge:

Në Sauk, sipërfaqe toke prej 1200 m2,

– Në Sauk, sipërfaqe toke prej 96 m2,

– Në Sauk sipërfaqe toke prej 355 m2.

– Në Sauk sipërfaqe toke prej 13 000 m2.

– Në Tiranë të Re apartament me sipërfaqe 130 m2, i kthyer në lokal

– Tek 21 dhjetori apartament me sipërfaqe 82 m2,

– Në Marikaj sipërfaqe toke prej 710 m2,

– Në Marikaj sipërfaqe toke prej 1800 m2 .

– Në Marikaj sipërfaqe toke prej 1231 m

– Në Marikaj, sipërfaqe toke prej 260 m2.

– Tek Gjiri i Lalzit, sipërfaqe toke prej 745 m2,

– Tek Gjiri i Lalzit, sipërfaqe toke prej 1515 m2,

– Në Yzberisht, lokal me sipërfaqe 61 m2,

– Në Yzberisht lokal me sipërfaqe 79.8 m2,

“Gjatë hetimit të këtij procedimi penal ka rezultuar se këto pasuri dyshohet se janë blerë me të ardhura me origjine kriminale të trafikut të narkotikëve, ku i përfshirë ishte shtetasi Fatmir Muçaj. Nga hetimi i shumave të mëdha të investuara në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, për të cilat nuk identifikohen burime të ligjshme të të ardhurave për të siguruar këto pasuri, transaksioneve të kryera midis shtetasit Fatmir Mucaj dhe familjarëve të tij tek pasuritë e paluajtshme, rezulton se të gjitha këto veprimeve pasurore janë kryer afërsisht në të njëjtën periudhë kohore mes tyre dhe me aktivitetin kriminal për të cilin dyshohet shtetasi Fatmir Muçaj.” thuhet sot në njoftimin e policisë së Tiranës.

Bazuar në materialet e grumbulluara në kuadër të këtij procedimi penal nga strukturat e Policisë së Tiranës dhe të Prokurorisë, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë është vendosur masa e sekuestros për pronat e këtij shtetasi.

Nga Strukturat e Pastrimit Parave në bashkëpunim me Prokurorinë, vazhdon puna dhe po kryhen hetime intensive për identifikimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi dhe për persona të tjerë të implikuar në këtë procedim, po ashtu dhe për identifikimin e pasurive, me qëllim vendosjen e sekuestros në kuadër të këtij procedimi penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button