Kronika

Trafiku italo-shqiptar, arrestohet banda që transportonte drogë, armë, eksploziv

Pesë italianë dhe tre shqiptarë janë arrestuar në operacionin e koduar me emrin “Iliria”.

Prokuroria e qytetit të Barit urdhëroi arrestimet të cilat janë kryer në rajonin e Pulias, në qytetet Barleta, Brindisi, Peskara dhe Kremona. Të tetë këta persona akuzohen se kanë ngritur një rrjet kriminal për trafikun e marijuanës nga Shqipëria.

Hetimet kanë nisur që në vitin 2013 kur në Altamura u kapën 100 kilogramë hashash dhe dy shtetas shqiptarë.

Policia nisi hetimin për një organizatë kriminale italo-shqiptare me qendër në Barleta, e cila mendohet se ka transportuar 1.2 ton hashash, 4,5 kilogramë tritol, 1,1 kilogram heroinë dhe kokainë, një kallashnikov dhe rreth 250 plumba.

Mediat italiane flasin për një shqiptar me shtetësi italiane, Roland Lame, 47-vjeç dhe djali i tij 25-vjeçar që mbanin lidhjet në Shqipëri me trafikantët për t’u furnizuar me hashash.

Në këtë hetim, në qershor të vitit 2014 policia italiane kapi një ton hashash dhe arrestoi dy skafistët një shqiptar e një Italian.

Për policinë italiane kapja e një arme, fishekëve dhe tritolit ka rritur vëmendjen për rrezikshmërinë e grupit që po merrej edhe me trafikun e drogave të forta.

Ndërkohë, sipas hetimit, grupi përdorte në komunikim shenja të ndryshme dhe jo fjalë për të mos u kapur nga autoritetet. Megjithatë gjuha e koduar nuk e ka penguar policinë italiane që të shkatërrojë këtë rrjet trafiku dhe të arrestojë 5 italianë dhe tre shqiptarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button