🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,827 ▲ +0.21% ETH $2,050 ▲ +0.18% XRP $1.3210 ▲ +1.67% SOL $80.1900 ▲ +2.04%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Trafiku ndërkombëtar i drogës, Prokuroria kërkon 20 vjet burg për Gëzim Çelën

Prokuroria bën të ditur se në këtë çështje kanë qënë të hetuar fillimisht Valentina Tufa dhe Kujtim Çelaj. Tufa është hetuar në një procedim më vete, për faktin se ajo është arrestuar në Kosovë dhe u ndoqën procedurat për dërgimin e letër-porosive autoriteteve kosovare.

Po ashtu, gjykimi për Kujtim Çelajn iu kalua për kompetencë gjykatës së Kurbinit, për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “prodhim dhe mbajtje armë pa leje”.

Nga hetimi i nisur gjatë vitit 2014, Prokuroria për Krime të Rënda kishte krijuar dyshime se Gëzim Çela dhe Valentina Tufa kishin krijuar kontakte me shtetas të ndryshëm shqiptarë në Shqipëri, Kosovë e SHBA, për të trafikuar lëndë narkotike “kokainë” nga vendet e Amerikës Latine, në drejtim të Kosovës, Shqipërisë e më tej, në vendet e Bashkimit Europian.

Më 12 qershor të vitit të kaluar, në pikën e kalimit kufitar të Morinës u arrestua Realt Hysolli, i cili ishte korrieri që po sillte 7 kg kokainë për llogari të Çelës. Ngarkesa ishte siguruar në Kosovë nga Valentina Tufa.

Para fillimit të shqyrtimit gjyqësor, në përputhje me nenin 403 e vijues të Kodit të Procedurës Penal, mbrojtja e të pandehurve ka kërkuar procedurën me gjykim të shkurtuar, pra vijimin e gjykimit me aktet në gjendjen që ishin aktet e prokurorit. Kjo kërkesë u pranua nga ana e gjykatës, gjë e cila u krijon mundësi të pandehurve të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit, nëse shpallen fajtor. Për këtë arsye, në konkluzionet e saj përfundimtare, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon si dënim përfundimtar 13 vjet burgim për të pandehurin Gëzim Çela dhe 9 vjet për të pandehurin Realt Hysolli

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.