Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,600 ▲ +0.23% ETH $2,153 ▲ +0% XRP $1.4456 ▼ -0.56% SOL $89.9800 ▲ +0.45%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Transatlantic ndryshon administrator; vërshojnë kërkesat për sekuestro

Naim Kasa është edhe zyrtarisht administratori i ri i Transatlantic Petroleum Albania (ish Stream Oil), kompanisë, që shfrytëzon 4 vendburime të njohura nafte dhe gazi në Shqipëri, atë të Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollajt në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës. Në QKR është regjistruar shtimi i administratorit “Naim Kasa” dhe largimi i “Douglas Craig Nester”. Transatlantic Petroleum rezulton e regjistruar në ishujt Cayman.

Kompania ka njoftuar në shkurt të këtij viti shitjen tek Continental Oil & Gas (mëma) dhe GBC Oil Company Ltd. (bija), një transaksion që nuk u mirëprit nga Albpetrol, kompania shtetërore, që menaxhon kontratën koncesionare për dy arsye. Së pari, si mëma dhe bija rezultojnë pa eksperiencë në aktivitetet e naftës dhe gazit, ndërkohë që përmes parajsave fiskale (mëma është e regjistruar në Delaware, SHBA) janë fshehur më së miri gjurmët, aq sa autoritetet po e kanë të pamundur që të verifikojnë se cilët janë aksionerët aktualë të pronarit të ri të katër burimeve të rëndësishme natyrore në vend. Së dyti, Pas GBC Oil (që mësohet se janë inicialet e Gorish-Ballsh-Cakran) është konstatuar nga autoritetet se qëndrojnë të njëjtën aksionerë të shoqërisë Phoenix Petroleum (z.Naim Kasa është aksioner i kompanisë Phoenix Gas që ka në pronësi Phoenis Petroleum), që në vitin 2013 ka marrë 9 burime nafte me koncesion. Tashmë kompania po synon të marrë dhe 4 të tjera, duke zotëruar 13 vendburime, nga 16, që ka gjithsej Albpetrol, (kompania shtetërore, që menaxhon këto burime) dhe duke u bërë monopol i burimeve të gazit.

Albpetrol, ndërkohë, ka filluar procedurat e prishjes së kontratës me Transatlantic, për shkak se nuk janë përmbushur detryrimet kontraktuale, teksa detyrimet që Transatlantic i ka Albpetrol kanë arritur në mbi 15 mln euro.

Vërshojnë kreditorët

Prej muajsh kreditorët janë dyndur tek përmbaruesit për të kërkuar mbledhjen e faturave të papaguara, çka ka bërë që kuotat e kompanisë të bllokohen, duke vështirësuar dhe procesin e transferimit të tyre te blerësi i ri (përmbaruesit kanë lejuar vetëm ndryshimin e administratorit, ndërkohë që sekuestroja konservative mbi aksionet dhe kuotat të vazhdojë të qëndroje e bllokuar).

La Petrolifera Italo Albanese ka kërkuar në 3 maj përmes përmbarimit vënien në sekuestro të titujve të pronësisë, me qëllimin urdhërin e ekzekutimit për disa fatura tatimore të shitjes, që datojnë që nga dhjetori 2015. Gr Albania shpk kërkon edhe ajo të mbledhë faturat me përmbarim.

Shoqëria Besta shpk, është një tjetër kompani, që ka një mal faturash të papaguara nga Transatlantic, që nga viti 2014 dhe u është drejtuar përmbaruesve për mbledhjen e tyre. Ruçi Trans, Silvi Oil & Drilling, janë vënë gjithashtu në radhë.

Pak ditë më parë punonjësit e Transatlantic protestuan për mosmarrjen e pagave dhe shkarkimin e kolegëve të tyre, duke bllokuar dhe punën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.