☁️
Tiranë 7°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 102.38 ▼0.49%
ARI 4,594 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,681 ▲ +0.82% ETH $2,065 ▲ +1.47% XRP $1.3265 ▼ -1.87% SOL $83.4200 ▲ +0.2%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.38 ▼0.49 % ARI 4,594 ▲0.81 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 102.38 ▼0.49 % ARI 4,594 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Transportuan emigrantë të paligjshëm me dy automjete, arrestohen dy persona në Kukës! Njëri pa leje drejtimi

Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Kukës, pasi u kapën teksa po transportonin emigrant të paligjshëm kundrejt fitimit.
Policia bën e dije se në pranga janë vënë shtetasit F. Z., 21 vjeç, banues në Obeliç, Kosovë dhe R. S., 22 vjeç, banues në Fushë Kosovë, ku njëri prej tyre nuk kishte as lejen e drejtimit.

Njoftimi i Policisë:

Njëri nga të arrestuarit e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, në vijim të planit të përbashkët të masave për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Help”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit F. Z., 21 vjeç, banues në Obeliç, Kosovë dhe R. S., 22 vjeç, banues në Fushë Kosovë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Bardhoc, në afërsi të kufirit me Kosovën, duke transportuar me nga një automjet secili, 6 emigrantë të paligjshën, të cilët do t’i ndihmonin që të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se shtetasi i arrestuar R. S. e drejtonte pa leje drejtimi automjetin me të cilin u kap duke transportuar emigrantë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.