☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.30 ▼1.07%
ARI 4,756 ▲1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,498 ▲ +3.36% ETH $2,131 ▲ +5.33% XRP $1.3534 ▲ +3.16% SOL $83.2900 ▲ +3.54%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.30 ▼1.07 % ARI 4,756 ▲1.66 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.30 ▼1.07 % ARI 4,756 ▲1.66 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Trazirat e 97-ës/ Berisha urdhëroi bombardimin e jugut me avionë ushtarak

Konfirmimi i Berishës president provokoi agravimin e tensioneve. Kishte nisur grabitja masive e armëve nëpër depo. Rrugët ishin në pushtetin e bandave.

Kreu i SHIK Bashkim Gazidede, ngarkohet si drejtues i operacionit për rikthimin e rendit. Në fakt, urrejtja që kishte ngjallur SHIK-u dhe drejtuesi i saj në popull ndikoi për të kundërtën duke degraduar në dhunë dhe përplasje me armë. Vendi ishte në flakë nga Jugu në Veri.

Në komisariate policët nisën dezertimin në masë. Përditë raportohej për djegie institucionesh. Drama ishte e gjithanshme. Vetë Berisha do të deklaronte vite më vonë se ishte pikërisht ai që lejoi hapjen e depove me pretendimin se këtë e bëri që populli të vetëmbrohej.

Në fakt, e kundërta ndodhi. Bilanci ishte rreth 3.800 viktima dhe 5 mijë të plagosur në atë gjendje anarkie. Një prej momenteve më tronditëse të asaj kohe ishte urdhri për bomardimin nga ajri të protestuesve në disa qytete në Jug të vendit si Vlorë, Gjirokastër, Sarandë etj. Dy pilotët Ardian Elezi dhe Agron Dajçi, u arratisën drejt Italisë ku u ulën në aeroportin ushtarak Galantino. Dëshmitë e tyre ishin tronditëse. Pilotët deklaruan se u urdhëruan të bombardonin civilët në Jug.
“Kishim urdhër të qëllonim autokolonën me njerëz” “Kush guxonte në atë kohë të jepte urdhra që një avion ushtarak të bombardonte ne Gjirokastër apo të jepte urdhra që të hidhej gaz helmues? Ose të hapen depot? Kush guxonte përveç Berishës” u shpreh Fatos Klosi, Ish-shef i SHIK-ut

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.