☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,101 ▲ +0.25% ETH $2,288 ▲ +1.99% XRP $1.3562 ▲ +0.02% SOL $85.0200 ▲ +0.15%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Tre atentatet e Elbasanit, të lidhura me njëri – tjetrin

Grupi hetimor mes Policisë dhe Prokurorisë, nisur nga provat e grumbulluara ka krijuar dyshimin e arsyeshëm se tre atentatet e ndodhura në Elbasan, nga muaj Shkurt deri tani, kanë lidhje me njëra tjetrën.

Për këtë është kërkuar që oficerët e secilës ngjarje të bashkëpunojnë me njëri – tjetrin, në mënyrë që të dilet në një përfundim të përbashkët.

Pista kryesore e hetimit, për të tre ngjarjet është ajo e hakmarrjes mes dy grupeve.

Për atentatin e fundit, të datës 6 Qershor, janë marrë në pyetje dy miq të njohur të Saimir Beqirit, person ky që mbeti i vrarë me datën 11 Prill, gjatë një tjetër atentati.

Dy shtetasit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, kanë dhënë shpjegime se nuk kanë asnjë dijeni, se kush ka qëlluar ndaj Bledar Muçës dhe Florenc Çapjajt, të hënën e 6 Qershorit.

Nga ana tjetër, grupi hetimor ka dyshime se vrasja e 51 – vjeçarit Saimir Beqiri, që është vëllai i Gentian Beqirit, i ekzekutuar nga persona ende të paidentifikuar, pas dënimit të dhënë nga gjykata si i përfshirë në vrasjen e Sokol Çapjajt, në 2005, të jetë bërë në shenjë hakmarrje, pas masakrën së tre Shkurtit, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe të plagosur 9 të tjerë.

Bilanci i tre atetateve është 4 persona të vrarë, 11 të plagosur dhe asnjë autor i ngjarjeve i kapur, apo identifikuar nga policia.

Kalvari i problemeve për fisin Çapja nuk ka të mbaruar, pasi 8 prej tyre u arrestuan me datën 8 Qershor, pasi qëlluan mbi policinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.