Tre kosovarë të dyshuar për terrorizëm arrestohen në Gjermani
Tre shtetas kosovarë janë arrestuar në autostradën Munich – Salzburg pasi dyshohen se kanë lidhje me rrjete terroriste, raporton KTV.
Një zëdhënës i prokurorisë në rajonin e Bavarisë ka konfirmuar raportet e mediave gjermane, por nuk është e qartë nëse kanë lidhje me sulmin në Bruksel.
Treshja kosovare po ngiste një makinë me targa belge të Brukselit. Dy prej të arresturave ishin vëllezër të moshave ndërmjet 36 dhe 46 vjet.
Ata punonin në një kompani ndërtimesh. Njëri prej të arrestuarve kishte fletëarrestim kur fshihej në Kosovë dhe për të kishte një urdhër dëbimi nga Belgjika.
[poll id=”21″]



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.