☁️
Tiranë 26°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.03 ▲7.72%
ARI 4,739 ▼1.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,904 ▼ -0.74% ETH $2,183 ▼ -0.98% XRP $1.3248 ▼ -0.45% SOL $82.0500 ▼ -0.45%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.03 ▲7.72 % ARI 4,739 ▼1.01 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.03 ▲7.72 % ARI 4,739 ▼1.01 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Arte

”Tre Musketierët”: Gjoka, Deda dhe Makashi rikthejnë historinë e rock-ut shqiptar

Tre Musketierët e rock-ut shqiptar janë bërë bashkë në Pallatin e Kongreseve.

Këngëtarët Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi u rikthyen mbrëmjen e të hënës  me hitet e tyre më të mira në vite, por edhe me shumë elementë të rinj në këtë koncert recital.Të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre shijuan mbrëmjen e djeshme tingujt  live të rock-ut.

Repertori i koncertit ishte  i larmishëm. Djemtë kënduan hitet e tyre më të mira, veç e veç dhe së bashku. Por pothuajse gjatë gjithë koncertit, ata janë shoqëruar nga njëri-tjetrin edhe me zëra të dytë.

3 artistët interpretuan këngët e tyre më të zgjedhura që u shoqëruan dhe me brohoritje nga salla e Pallatit të Kongreseve që ishte tej mbushur me adhurues e fansa të këngëtarëve.

Ata interpretuan këngët më të mira të përshtatura në orkestracion me 70 muzikantët më të mirë të orkestrës simfonike të RTSH (Radio Televizionit Shqiptar).

Ata interpretuan këngë si : “Jemi emri i vetë jetës”, “Qyteti i vjetër”, “Të pranoj si je”, “Mos prit deri nesër”, “Na lini të jetojmë”, “Ditë dimri” e shumë të tjera.” Regjisorë të shfaqjes ishin vetë ata duke përgatitur gjithçka, sipas mënyrës së tyre duke nisur që nga ndriçimi e deri tek skenografia për të sjellë siç duhet atë që dinë të bëjnë më mirë; muzikën rock.Mbrëmja e djeshme pati një sukses të madh me sallën e tej mbushur duke na kujtuar dhe një herë që këto 3 legjenda të rock-ut tonë i kishin munguar publikut dhe adhuruesve të muzikës së tyre.

Pas koncertit në Tiranë, “Tre Musketierët’ do ta çojnë atë në Itali, Greqi e Kosovë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.