Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,620 ▼ -0.19% ETH $1,994 ▼ -1.47% XRP $1.3285 ▼ -1.39% SOL $82.1100 ▼ -1.27%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Tremujori i parë 2017, borxhi i nënshkruar i patërhequr arrin 1.1 miliardë euro

Borxhi i jashtëm i nënshkruar dhe i patërhequr nga qeveria shqiptare ka arritur në fund të tremujorit të parë 2017 në 1,18 miliardë euro.

Shuma ka mbetur e njëjtë që nga fundi i vitit të kaluar dhe u takon kredive që qeveria shqiptare ka nënshkruar me institucionet financiare ndërkombëtare, por që ende nuk janë disbursuar, sipas të dhënave nga Ministria e Financave.

Ecuria historike e detyrimeve të jashtme na tregon se qeveritë shqiptare e kanë pasur më të lehtë të gjejnë borxhin se sa ta përdorin atë.

Në totalin e borxhit të jashtëm prej më shumë se 3.5 miliardë eurosh, rreth 31% e tij është ende i patërhequr. Qeveritë mike të Shqipërisë, por edhe institucionet financiare ndërkombëtare ndjekin procedura strikte për disbursimin e huave të tyre, duke bërë që një pjesë të mos angazhohen sipas parashikimeve fillestare.

Qeveria shqiptare, nga ana saj, ka pranuar disa herë vështirësitë që kanë kontraktimi i fondeve të marra nëpërmjet borxhit të jashtëm. Këto defekte reflektohen kryesisht në ecurinë e shpenzimeve kapitale të cilave më së shumti u dedikohet ky borxh.

Stoku i borxhit shtetëror në monedhë të huaj ishte 29.5 % e PBB-së në vitin 2014 duke arritur në 33.6 % të PBB-së më 2016, duke sjellë një rritje të moderuar të ekspozimit ndaj rrezikut të kursit të këmbimit.

Rritja e nivelit të borxhit në monedhë të huaj ka ardhur kryesisht nga mbështetja buxhetore e akorduar në kuadër të likuidimit të detyrimeve të prapambetura, garancia pjesore e Bankës Botërore (PBG) dhe Eurobondi. Shtesa prej 3.6% e financimit të huaj mbi objektivin është bërë në kuadër të kostove të favorshme që kanë rezultuar në tregun e jashtëm gjatë emetimit të Eurobond-it, në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të presionit të huamarrjes në tregun e brendshëm dhe në kuadër të uljes së ekspozimit ndaj rrezikut të rifinancimit dhe rrezikut të normave të interesit.

Rreth 70.0% e portofolit në monedhë të huaj përbëhet nga monedha Euro, duke e bërë këtë portofol jo shumë të diversifikuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.