🌦️
Tiranë 11°C · Rrebesh i lehtë 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 97.06 ▲2.73%
ARI 4,459 ▲1.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,539 ▼ -4.22% ETH $1,991 ▼ -4.23% XRP $1.3340 ▼ -3% SOL $83.1000 ▼ -5.32%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.06 ▲2.73 % ARI 4,459 ▲1.13 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 97.06 ▲2.73 % ARI 4,459 ▲1.13 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Treni i ndarjes, reagon SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar lidhur me tensionin e krijuar mes Beogradit dhe Prishtinës për trenin ilegal serb.

SHBA përkrah lëvizjet institucionale të Kosovës, për  dërgimin e forcave speciale policore në pikën kufitare në veri, që do të parandalojnë futjen e trenit serb.

Lajmin e ka bërë me dije  zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, J. Michelle Schohn.

Ajo ka thënë për “Koha Ditore” se Kosova është një shtet sovran dhe duhet respektuar për menaxhimin e kufijve.

“SHBA-ja ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur që nga viti 2008 dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush dhe çfare kalon nëpër kufijtë e saj.

Na vjen mirë që mbrëmë nuk kishte konfrontime në kufi”, ka thënë Schohn.

Më tej ajo ka shtuar se SHBA-ja përkrah fuqishëm dialogun e zhvilluar në tryezën e Bashkimit Europian, duke e konsideruar si mënyrën më të mirë që marrdhëniet mes dy vendeve të përparojnë.

E pyetur lidhur me mundësinë e ndryshimit të kursit amerikan në raport me Kosovën, me ardhjen e Trumpit, zëdhënësja e Ambasadës amerikane në Prishtinë ka përmendur vazhdimësinë e politikës amerikane në Ballkan.

“Politika e SHBA-së lidhur me Ballkanin në dy dekadat e fundit ka qenë relativisht konsistente, pa marrë parasysh se cila parti ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kemi parë asnjë indikacion se kjo do të ndryshojë”, shprehet Schohn.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.