Tri arsye shkencore për të cilat të ankuarit i bën keq shëndetit
Sipas studiuesit Steven Parton, kur ti ankohesh kjo i bën dëm shëndetit. Megjithëse në jetën e përditshme hasni shumë probleme dhe shqetësime është mirë që të mos i shfaqni ato te të tjerët. Kur mendimet janë të këqija, kjo e shton edhe më shumë negativitetin. Për këtë ekzistojnë tri arsye të ndryshme shkencore…
Është e vështirë të mos ankohesh. Me gjithë problemet që ndeshim çdo ditë, duket se të folurit për to është një lloj çlirimi në vetvete. Por në të vërtetë, mendimet negative, çojnë në lindjen e mendimeve të reja negative dhe pesimizmi prodhon një vorbull pafuqie, e cila është në gjendje të provokojë një efekt të keq, jo vetëm te shëndeti psikik por edhe tek ai fizik.
Autori dhe studiuesi i natyrës njerëzore Steven Parton, ashtu siç tregohet në The Inc. Life, ka listuar tri arsye shkencore për të cilat, sipas tij, ankimi i vazhdueshëm është i rrezikshëm si për trurin ashtu edhe për fizikun.
- Mendimet negative prodhojnë mendime të reja negative
“Neuronet në trurin njerëzor lidhen mes tyre nga sinapset, të ndara nga e ashtuquajtura hapësira sinaptike. Çdo herë që formulohet një mendim, një sinaps lidhet me një tjetër, duke krijuar kështu një urë përmes së cilës transportohen informacionet.
Truri modelohet në bazë të këtij aktiviteti dhe përsëritja e mendimeve pesimiste krijon çifte sinapsesh që më pas paraqesin prirje negative duke u gjendur shumë pranë mes tyre.
Në momentin në të cilin formulohen mendime të reja, është më e mundshme që i formuari më shpejt, të jetë ai që ka distancë më të vogël për të përshkuar”. Pra, formulimi i mendimeve negative thjeshtëzon formimin e ri të një vizioni pesimist të fakteve. Personaliteti ynë e ndien shumë këtë gjë dhe përfundon duke u bërë një “magnet” për fatkeqësitë.
- Frekuentimi i personave pesimistë rrit negativitetin
“Kur jemi pranë dikujt që po jeton një emocion të fortë, qoftë inat, lumturi, trishtim etj., truri ynë eksperimenton të njëjtin emocion, nëpërmjet imagjinatës se çfarë po kalon tjetri. Edhe këtu futen në veprim sinapset e trurit”.
Ndjeshmëria pra është një “kafshë e shëmtuar” kur kemi të bëjmë me persona të trishtuar dhe negativë.
Duke kultivuar një marrëdhënie me një person pesimist për nga natyra, me shumë mundësi ndodh të dëgjojmë ankesat e tij gjatë gjithë ditës duke na “infektuar” edhe ne. Ky është një paralajmërim, por që sigurisht pa braktisur miqtë kur janë në një moment tepër të vështirë e kur kanë nevojë.
- Stresi vepron edhe mbi shëndetin fizik
“Kur truri pushtohet nga mendimet e liga, edhe sistemi imunitar dobësohet shumë. Tensioni i gjakut rritet mjaft, e për pasojë edhe rreziku për sëmundjet kardiake, obeziteti dhe diabeti. Mendimet negative ndikojnë mbi aftësinë e përthithjes dhe mbi kujtesë”.
Kortizoli, hormoni i stresit, është përgjegjësi kryesor i këtyre shqetësimeve. Pra fokusimi te mendimet negative nuk ka pasoja vetëm mbi shëndetin psikik, por edhe mbi atë fizik. Kështu që, kjo është një tjetër arsye e mirë për të menduar pozitivisht.