Kosova

Tri opsionet e PDK-së, për ta formuar qeverinë?!

tri-opsionet-e-pdk-s-euml-p-euml-r-ta-formuar-qeverin-euml_hdKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe zyrtarët tjerë të PDK-së, në paraqitjet publike kanë deklaruar se i kanë numrat që ta zgjedhin jo vetëm kryetarin e Kuvendit, por edhe ta formojnë qeverinë. Mirëpo, zyrtarisht, askush deri më tani nga kjo parti nuk ka shpjeguar se nga do t’i marrë këta numra partia e Hashim Thaçit.

Një burim brenda PDK-së ka thënë se momentalisht asnjëra parti shqiptare nuk po negocion me ta për ta formuar qeverinë.

“Në parti po shpresojnë se deri të premten, pra deri më 12 shtator, të bindin ndonjërin prej partnerëve të Bllokut t’i bashkohet PDK-së në koalicion”, ka thënë ky burim.

Pra, sipas këtij burimi, opsion i parë mbetet koalicioni me ndonjë parti shqiptare, i cili tash po duket shumë i vështirë.

Opsioni i dytë, sipas këtij burimi të lartë të PDK-së, është ndërhyrja ndërkombëtare.

“Mund të ndodhë që të ndërhyjnë përfaqësuesit diplomatikë dhe ta detyrojnë ndonjërën parti, e sidomos LDK-në, që të hyjë në bashkëqeverisje me PDK-në”, ka thënë ky zyrtar në kushte anonimiteti.

Ky zyrtar ka thënë se kanë filluar sinjalet e ndërkombëtarëve për të ndërhyrë në tejkalimin e ngërçit. Si mesazh e kanë marrë edhe deklaratën e djeshme të ish-eurodeputetes Doris Pack.

Opsioni i fundit, sipas këtij burimi, është marrja e disa deputetëve, apo “blerja” e tyre nga Blloku.

“Ky opsion është më i vështirë, mirëpo nuk është i pamundshëm”, ka thënë ky burim, duke mos saktësuar se të cilës parti do të mund të jenë këta deputet.

Gazeta ka kontaktuar me disa zyrtarë të PDK-së, por ata nuk kanë dhënë detaje se si do t’i bëjnë numrat e as se si kjo parti do të hyjë në seancën e 12 shtatorit.

I vetmi nga PDK-ja deri më tani që nuk e ka mohuar opsionin e marrjes së deputetëve nga partitë tjera, është Xhavit Haliti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button