Trump: I nderuar po të takoja Kim Jong-un
Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të ishte i nderuar që të takohej me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, në rrethanat e duhura.
“Nëse do të ishte e përshtatshme që unë të takohesha me të, do ta bëja. Do të isha i nderuar për këtë”, deklaroi Trump në një intervistë për “Bloomberg”.
Presidenti amerikan theksoi se duhet që të krijohen rrethanat e duhura. Asnjë president amerikan nuk është takuar më parë me ndonjë nga liderët e Koresë së Veriut dhe kjo ide ngjall mjaft kontradikta. Komentet e kreut të shtëpisë së bardhë vijnë ndërsa tensioni me Korenë e Veriut shtohet dhe vetëm një ditë pasi ai e cilësoi Kim Jong-un një biskotë vërtetë e zgjuar.
Trump njohu meritën e Kim Jong-un që mori dhe arriti të mbajë pushtetin në një moshë të re, por theksoi se nuk do të ishte i lumtur nëse Koreja komuniste kryen teste të tjera raketash apo bërthamore. Duket se pikërisht për të shprehur këtë pikëpamje, SHBA ka dërguar një grup beteje detar në gadishullin korean, një mesazh mjaft i qartë për Korenë e izoluar komuniste se nuk do të tolerohet më.