🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 111.72 ▼0.61%
ARI 4,703 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,141 ▼ -1.08% ETH $2,127 ▼ -1.25% XRP $1.3200 ▼ -2.57% SOL $80.4100 ▼ -2.57%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 111.72 ▼0.61 % ARI 4,703 ▲0.4 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 111.72 ▼0.61 % ARI 4,703 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

Trump ndërron krerët e fushatës së tij

Donald Trump, mesa duket i trembur nga sondazhet që e tregojnë gjithnjë e në humbje, ndryshoi lidershipin e fushatës së tij për herë të dytë në dy muaj.

Trump ka punësuar një menaxher dhe një shef ekzekutiv. Ata janë Polster Kelien Konuej, që bëhet menaxherja e re dhe Stivën Bannon, shefi i ri ekzekutiv. Mësohet se Pol Manafort vazhdon të jetë kryetari i fushatës.

Në një intervistë për mediat, Donald Trump tha se liderët e rinj janë njerëz shumë të zotë dhe kampionë. Që prej Konventës së Partisë Republikane, ku u bë formalisht kandidati presidencial i partisë, popullariteti i tij ka shënuar ulje të ndjeshme. Sondazhe të ndryshme sugjerojnë se ai ndjek Hilarin Klintonin në rang kombëtar dhe po ashtu në shtetet shumë të rëndësishme gri, që nuk i përkasin asnjë partie.

Ndryshimi i fundit në rangjet e larta të fushatës vjen vetëm 82 ditë para zgjedhjeve. Analistët thonë se megjithëse Pol Manafort ka ruajtur pozicionin e tij, ardhja e emrave të rinj tregon se ai është ulur në gradë. Në intervistën e tij për “Associated Press“, Trump tha se Banon dhe Konuej janë njerëz me mentalitet fitues dhe është kjo që i duhet fushatës së tij. Sidoqoftë, numrat e sondazheve nuk janë aspak një lajm i mirë për Trump, ndërsa ekspërtët e rinj që ai ka punësuar kanë shumë punë për të bërë.

Analistë të shumtë mendojnë se me komenet e fundit kontradiktore, Trump ka humbur shumë pikë dhe duhet të nisë të sillet siç i takon një presidenti për të pasur një shans për të fituar, pavarësisht se çfarë bën fushata e tij. Por, pavarësisht numrave të dobët në sondazhe, janë të konsiderueshëm ekspertët politikë që mendojnë se është ende herët për të vënë bast kundër miliarderit njujorkez.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.