Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.32 ▲1.69%
ARI 4,566 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,461 ▲ +1.34% ETH $2,054 ▲ +2.85% XRP $1.3493 ▲ +1.06% SOL $84.1200 ▲ +2.24%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Trump shqyrton mundësinë e pushtimit të ishullit iranian,

Edhe pse bisedimet diplomatike duket se po ecin përpara

Presidenti amerikan, Donald Trump tha për ”Financial Times” se shqyrton mundësinë e pushtimit të ishullit iranian, edhe pse bisedimet diplomatike duket se po ecin përpara

Trump tha se do të donte të merrte kontrollin e naftës së Iranit, duke i përshkruar kritikët në Shtetet e Bashkuara si “budallenj”, në një intervistë me gazetën e njohur britanike.

“Për të qenë i sinqertë me ju, gjëja ime e preferuar është të marr naftën në Iran”, tha Trump në komentet e botuara të hënën.

“Por, disa njerëz budallenj në SHBA thonë pse po e bëni këtë?’ Por, ata janë budallenj”, shtoi ai.

Kapja e naftës iraniane ka të ngjarë të kërkojë që forcat amerikane të marrin ishullin Kharg në Gji, përmes të cilit rrjedhin afërsisht 90% e eksporteve të naftës së vendit.

Pentagoni thuhet se ka vendosur rreth 10 000 trupa të trajnuara për operacione tokësore, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se pushtimi i ishullit mund t’i lërë ushtarët të ekspozuar ndaj sulmeve iraniane.

Trump i tha gazetës se besonte se mbrojtjet iraniane në Kharg ishin të dobëta, duke thënë se “nuk mendoj se ata kanë ndonjë mbrojtje. Ne mund ta marrim shumë lehtë”, por shtoi se ”forcat amerikane mund të kenë nevojë të qëndrojnë atje për një kohë të caktuar”.

“Ndoshta e marrim Ishullin Kharg, ndoshta jo. Kemi shumë mundësi”, tha ai.

Pavarësisht kërcënimeve, Trump tha se bisedimet indirekte me Iranin përmes ndërmjetësve pakistanezë po përparonin.

Ai vendosi një afat të ri për Iranin që të pranonte një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm, duke paralajmëruar se sulmet e SHBA-së ndaj sektorit të energjisë iraniane mund të pasojnë nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje.

I pyetur nëse një armëpushim në ditët në vijim mund të rihapë Ngushticën e Hormuzit, e cila është strategjikisht e rëndësishme, për rrjedhat globale të naftës dhe gazit, Trump nuk pranoi të jepte detaje.

“Kemi rreth 3 000 objektiva të mbetura – kemi bombarduar 13 000 objektiva”, tha ai, duke shtuar se një marrëveshje “mund të arrihet mjaft shpejt”./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.