☁️
Tiranë 6°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.29 ▲0.4%
ARI 4,602 ▲0.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,166 ▲ +2.26% ETH $2,080 ▲ +3.5% XRP $1.3435 ▲ +0.25% SOL $84.2300 ▲ +1.92%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,602 ▲0.98 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,602 ▲0.98 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Tunizi, autoritetet do të mbyllin xhamitë pas sulmit terrorist

Autoritetet në Tunizi do të mbyllin rreth 60 xhami, ku dyshohet se nxitet dhuna, – ka deklaruar kryeministri i këtij vendi, Habib Essid, pas sulmit terrorist në plazh, ku mbetën të vrarë 39 persona.

Xhamitë, që veprojnë jashtë kontrollit të shtetit, po përhapen me shpejtësi, por do të mbyllen brenda një jave, – deklaroi kryeministri në një konferencë për shtyp.

“Disa xhami vazhdojnë të përhapin propagandën dhe helmin e tyre për të promovuar terrorizmin. Ne do të reagojmë ndaj atyre grupeve që veprojnë jashtë kornizave kushtetuese”, tha Essid.

Duke folur për sulmin e së premtes, shefi i qeverisë tuniziane saktësoi vetëm se shumica e viktimave ishin shtetas britanikë, por nuk dha detaje të tjera.

Në sulmin e një dite më parë, një person i armatosur hapi zjarr ndaj turistëve në qytetin turistik Souse, duke vrarë 39 persona.

Përveç shtetasve britanikë, mes viktimave ka edhe vendas, gjermanë, belgë, francezë dhe të paktën një irlandez.

Atentatori u qëllua për vdekje nga policia. Autoritetet deklaruan se ai ishte një student i panjohur më parë për policinë. Më vonë, Shteti Islamik mori përsipër autorësinë.

Ky ishte sulmi i dytë i madh ndaj turistëve në Tunizi që prej muajit mars, kur militantët vranë 22 persona në muzeun e kryeqytetit Tuniz.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.