Ekonomia

Turizëm, Francezët ftojnë: “Shqipëria? Pse jo?”

Shqipëria është një shtet i vogël, në veri-perëndim të Greqisë, afër Italisë dhe në jug të Kroacisë. Pamjet e këtij vendi janë kaq të bukura, variojnë nga bregdeti gjer në malet e larta.

Për të gjithë miqtë dhe familjet që duan që të shkojnë në pushime, mos hezitoni duke menduar se a ka rrezik, a ka mafia etj. Shqipëria ka njerëz të dashur dhe të përkujdesur. Turizmin e ka në zhvillim e sipër por jo të shtrenjtë, duke qenë se ka kostot më të ulëta të jetesës në Europë.

Ftesën për të vizituar vendin tonë kësaj here e jep faqja franceze “Je papote”, e njohur për vlerësimet e vendeve turistike, e cila ka shkruar një artikull me titull: “ Shqipëria? Pse jo?”.
Sa i përket çështjeve të sigurisë, artikulli shpjegon se nga të dhënat e marra nga Diplomacia Franceze, mësohet se rreziku i krimit mbetet më i vogël se shumë nga vendet perëndimore. “Më pak i rrezikshëm se sa të vizitohet Franca tani”- shkruajnë ata.

Më tej, në shkrim shpjegohet se pjesët atraktive në Shqipëri janë të shumta, pavarësisht se e ka disi shijen e ish- komunizmit. Por, si variacion shpjegojnë ata, për të ndryshuar klimë dhe për të parë gjëra të reja, me pak kosto, ju s’do të udhëtoni madje shumë larg Francës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button