☁️
Tiranë 13°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,305 ▼ -0.71% ETH $1,998 ▲ +0.14% XRP $1.3397 ▲ +0.29% SOL $82.9400 ▼ -0.69%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kosova

Turpëruese që disa shtete islamike ende nuk e kanë njohur Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Myslimane, Muhamed bin Abdulkerim Al-Isa.

Kreu i shtetit e falënderoi sekretarin Muhamed bin Abdulkerim Al-Isa për vizitën dhe për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës.

“Duke marrë parasysh ndikimin e veçantë që shteti saudit ka tek shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), organizatë kjo që ka në radhët e saj 57 shtete anëtare, Republika e Kosovës ju është shumë mirënjohëse për përpjekjet e vazhdueshme të lobimit tuaj për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet anëtare të OBI-it, që ende nuk e kanë bërë këtë”, ka thënë presidenti Thaçi

Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Myslimane, Muhamed bin Abdulkerim Al-Isa, u shpreh se kauza e Kosovës për pavarësi ka qenë e drejtë dhe se është turpëruese që disa shtete islamike nuk e kanë njohur Kosovën, gjë që, sipas tij, ndikon edhe tek shtete të tjera në gjithë botën.

“Kosova është model për tolerancën, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin në mbarë botën, vlera këto të kultivuara nga OBI dhe të cilat gjithsesi do të ndikojnë në njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare të mbetura të kësaj organizate”, ka thënë Karim Al-Issa.

Presidenti Thaçi u shpreh mirënjohës për zotimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës së Botës Myslimane për angazhime të intensifikuara në përkrahje të konsolidimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.