Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,859 ▲ +0.31% ETH $2,051 ▼ -0.24% XRP $1.3158 ▼ -0.39% SOL $80.1400 ▲ +0.97%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Turqi, gazetarët dalin para gjyqit për zbulim sekretesh shtetërore

Dy gazetarë të njohur turq kanë dalë para gjyqit në Stamboll me akuzën se zbuluan sekrete shtetërore. Can Dundar dhe Erdem Gul nga gazeta “Cumhuriet”, u arrestuan në nëtor për raportimin e tyre që sugjeronte se qeveria turke kishte tentuar t’i dërgonte armë islamistëve në Siri.

Të dy ata i kanë mohuar akuzat, por nëse shpallen fajtorë, rrezikojnë burgim të përjetshëm. Mbështetësit e tyre thonë se kjo çështje është një test i rëndësishëm për lirinë e shtypit në Turqi. Kohët e fundit kritikat ndaj qeverisë turke janë shtuar gjithnjë e më shumë për mënyrë se si i trajton gazetarët.

Në fillim të këtij muaji policia turke kontrolloi zyrat e gazetës “Zaman”, më e madhja në vend, disa orë pasi me urdhër gjykate ajo u vendos nën kontrollin e shtetit. Mbi 100 reporterë dhe vëzhgues morën pjesë në seancën e parë të gjyqit të premten në mëngjes. Prokurorët kishin kërkuar një seancë më dyer të mbyllura, por avokatët mbrojtës të gazetarëve thanë se gjyqi duhej të ishte publik.

Vetë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan paditi gazetarët për lajmin që ata publikuan. Fillimisht ata u mbajtën në paraburgim, por në shkurt u liruan pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që tha se ishin shkelur të drejtat e tyre për lirinë dhe lirinë e shprehjes. Në një deklaratë para gjyqit, gazetari Can Dundar tha se qeveria po përpiqej të trembte gazetarët.

Turqia është e 149 në listën me 180 vende për lirinë e shtypit të hartuar nga organizata “Gazetarët pa Kufij”. Aktualisht, më shumë se 30 gazetarë janë në burg në Turqi, megjithëse autoritet pretendojnë se gazetaria në vend është një prej më të lirave në botë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.