Rajoni

Turqia: Nuk e marrim seriozisht vendimin e PE

Turqia iu kundërpërgjigj menjëherë vendimit të Parlamentit Evropian që mbështet pretendimet armene dhe që i bën thirrje Turqisë të pranojë tezat armene.

“Ne nuk i marrim seriozisht pranuesit e tekstit ”

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë, theksohet se Parlamenti Evropian që njihet për pengesat që nxjerr në marrëdhëniet Turqi-BE, është përfshirë përsëri nga dëshira për të shkruar historinë.

“Kjo dëshirë, për të përsëritur propagandën armene ndaj Turqisë, në datën 15 prill 2015, ka rezultuar me një tekst vendimi qesharak historik” shkruhej në deklaratë.

“Parlamenti Evropian me vendimin e miratuar, ka ripërsëritur gabimin që ka bërë në kohë që nuk përshtatet me drejtësinë ndërkombëtare dhe tejkalon fushën e autoritetit të saj.

Ne nuk marrim seriozisht ata që pranojnë një tekst që masakron historinë dhe drejtësinë” shkruhet në deklaratë.

Në vijim “Këtë tekst që në çdo aspekt është i pashoqë dhe i ‘papajtueshëm’, ja rikthejmë në të njëjtën mënyrë këtij institucioni, për të zënë vend ndër dokumentet që në të ardhmen nuk do të duan që ti rikujtojnë” thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme e Turqisë nënvizon se qasja përzgjedhëse dhe e njëanshme e Parlamentit Evropian, dëmton marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian dhe bën që të rritet distanca për ti gjetur një zgjidhje çështjes ndërmjet Turqisë dhe Armenisë.

“Nëse Parlamenti Evropian dëshiron të kontribuojë në themelimin e një ardhme të përbashkët to popujve, duhet të dijë se kjo nuk është e mundur duke diskriminuar besimet dhe kulturat e tjera” thuhet në deklaratën e ministrisë së jashtme të Turqisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button