☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,993 ▲0.37%
DOW 48,339 ▼0.41%
NASDAQ 23,860 ▲0.94%
NAFTA 92.15 ▲0.95%
ARI 4,839 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,107 ▼ -1.08% ETH $2,339 ▼ -0.36% XRP $1.3793 ▲ +0.43% SOL $84.2400 ▼ -1.94%
S&P 500 6,993 ▲0.37 % DOW 48,339 ▼0.41 % NASDAQ 23,860 ▲0.94 % NAFTA 92.15 ▲0.95 % ARI 4,839 ▼0.22 % S&P 500 6,993 ▲0.37 % DOW 48,339 ▼0.41 % NASDAQ 23,860 ▲0.94 % NAFTA 92.15 ▲0.95 % ARI 4,839 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Turqia tërheq ambasadorin nga Vatikani ‘për konsultime’

Nuk kaluan veçse pak orë nga komentet e Papa Franceskut në 100-vjetorin e vrasjeve masive të armenëve dhe Turqia ndërmori një hap ekstrem, duke tërhequr ambasadorin e saj nga Vatikani, siç tha, për konsultime.

14290034234792f233-bd7c-43c6-a638-446871423e17-bigGjate meshes ne Baziliken e Shen Pjetrit te dielen, Ati i Shenjte e cilesoi masakrimin 1.5 milione armenëve si “genocidin e pare te shekullit te 20-te”. Kryeministri turk Ahmet Davutoglu u shpreh se kjo deklarate i ka ndërlikuar marrëdhëniet mes Kishës Katolike dhe Turqisë, çka u pa qarte me largimin e ambasadorit Mehmet Paçaçi.

“Ne presim që udhëheqësit fetarë të bëjnë thirrje për paqe, dhe të shmangin islamofobinë. Deklaratat e papës janë një keqinterpretim dhe keqlexim i historisë, duke njohur dhimbjen e një grupi dhe duke mospërfillur atë të të tjerëve. Kjo deklaratë i hap rrugën shtimit të racizmit në Evropë dhe akuzon myslimanët dhe turqit për një krim kolektiv. Momenti kur bëhet kjo deklaratë është i gabuar dhe i papërshtatshëm” , tha Ahmet Davutoglu, kryeministri turk.

Pohimi i sinqerte i Papes argjentinas u mireprit nga ana tjeter prej kryetarit te shtetit armen, Serzh Sargsyan, i cili ishte i pranishëm ne predikim. Ati i Shenjte, tha Sargsyan, i dergoi nje mesazh të fuqishëm te gjithe komunitetit ndërkombëtar. Me fjalet e tij, Papa tregoi se genocidi që nuk dënohet dhe nuk pranohet përbën një kërcënim për të ardhmen. Vetëm lidere me parime, te cilet vënë vlerat mbi interesat e tyre, mund të na udhëheqin drejt një bote pa krime kundër njerëzimit, tha presidenti armen.

Turqia ka pranuar se armenë të krishterë gjetën vdekjen në përplasjet me turqit osmanë, por mohon me zemerin qe kjo masaker perben genocid. sipas Ankarase, numri i te vdekurve eshte hiperbolizuar ndersa te vraret duhen konsideruar viktima të luftës civile dhe trazirave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.