☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.29 ▲0.4%
ARI 4,582 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,178 ▼ -0.22% ETH $2,046 ▲ +0.07% XRP $1.3169 ▼ -2.73% SOL $82.7900 ▼ -0.99%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,582 ▲0.54 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.29 ▲0.4 % ARI 4,582 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

U arrestua me urdhër të SPAK, kush është ish-muxhahedini që po fundos grupin e spiunazhit! Si po përgatitej sulmi ndaj zyrtarëve të MEK në Manëz

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e 9 ish-anëtarëve të MEK, pasi dyshohen se janë pjesë e grupit të spiunazhit, ku më herët u arrestua ish-muxhahedini Bijan Poolagrad. Sipas News24, pas këqyrjes në celularin dhe mjetet e tij elektronike janë zbuluar edhe kontaktet e tjera, që dyshohet si pjesë e grupit të spiunazhit, dhe që kanë vënë në lëvizje SPAK-un, por që deri më tani nuk ka të ndaluar.

Kush është ish-muxhahedini i arrestuar Bijan Poolagrad?

Iraniani Bijan Poolagrad akuzohet nga SPAK si pjesë e një celule terroristësh, e cila po planifikonte të kryente sulme ndaj funksionarëve të lartë të opozitës iraniane, të cilët strehohen në kampin Ashfraf 3 në Manëz të Durrësit.

Ish-banori i kampit të muxhahedinëve po përballet me drejtësinë shqiptare për disa akuza, si “kryerjes e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur në grata”, “organizata terroriste”, apo “përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”.

Mësohet se i pandehuri dyshohet se bashkëpunonte në punonjës të shërbimeve sekrete iraniane të njohur si Garda Revolucionare dhe merrte pagesa prej tyre.

Në shkëmbim, ish-anëtari i grupimit muxhahedin kishte detyrë të fotografonte anëtarët e MEK dhe të evidentonte vendet që ata frekuentonin.

Porositë dhe udhëzimet ai i merrte përmes aplikacionit Telegram dhe sipas hetimit po planifikohej vrasja e një figure të lartë të MEK. Referuar dosjes hetimore rezulton se një anëtar i inteligjencës iraniane e udhëzonte të pandehurin të siguronte një armë kallashnikov në tregun e zi dhe të gjente persona të trajnuar që mund të kryenin vrasje.

Hetimet për të pandehurin nisën fillimisht në Prokurorinë e Tiranës, referimit nga drejtoria e antiterrorist, që kishte siguruar kallëzimin e një vajze që pretendonte se Poolagrad, me të cilin kishte ndarë të njëjtën banesë për disa kohë, kishte përdorur telefonin e saj celular.

Hetuesit zbuluan se i pandehuri kishte dërguar në adresë të disa personave nga Irani, të shpallur më vonë “nën grata” në vendin tonë, fotografi të kampit të muxhahedinëve në Manzë.

I pandehuri, i cili mbahet nën arrest që në 2020, i ka kundërshtuar akuzat dhe pretendon pafajësinë. Ai do të vijojë përballjen e tij me drejtësinë me datë 7 korrik, ditë ku u shty seanca e radhës, pasi e para dështoi, për shkak të mungesës së përkthyesit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.