U dënua për shpërdorim detyre, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatën e Lartë
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë. Dako i ka bërë rekurs vendimit të Apelit të Posaçëm të vitit 2025, që la në fuqi dënimin me 2 vite e 8 muaj burg ndaj tij, teksa u shpall fajtor për “shpërdorim detyre”.
Vendimi i Apelit është bërë rekurs edhe nga ana e bashkëpunëtorëve të tij, F.F, F.E, A.B, që po ashtu janë gjetur fajtorë për shpërdorim detyre për procedura tenderuese në bashki.
Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci, Gjykata e Lartë, me dorëzimin e rekursit, ka hedhur shortin, ku relatori i çështjes është caktuar Genti Shala.
Ish-kreu i Bashkisë Durrës Vangjush Dako u prangos në 2023 dhe u lirua një vit më vonë, për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit. Qëndroi në arrest shtëpie deri më shtator 2024, kur GJKKO-ja e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste.
Përpos se është dënuar me burg, vendimi i GJKKO-së i ka hequr Dakos të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.