☁️
Tiranë 12°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 95.76 ▲0.31%
ARI 4,718 ▼3.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,516 ▼ -4.94% ETH $2,189 ▼ -6.03% XRP $1.4691 ▼ -3.6% SOL $90.1700 ▼ -4.37%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.76 ▲0.31 % ARI 4,718 ▼3.64 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.76 ▲0.31 % ARI 4,718 ▼3.64 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
roze

U kap me shefin në “kiss cam” e Coldplay, flet Kristin Cabot

Ai më gënjeu se ishte ndarë, edhe ish-bashkëorti im ishte në koncert

Incidenti i njohur si “kiss cam” gjatë koncertit të Coldplay në korrik 2025 vijon të jetë një nga momentet më të komentuara në rrjet. Së fundmi, protagonistja kryesore, Kristin Cabot, ka zbuluar një detaj të ri që i shton edhe më shumë tension asaj mbrëmjeje.

Në një intervistë me Oprah Winfrey, Cabot tregoi se ishte paralajmëruar që ish-bashkëshorti i saj, Andrew Cabot, ndodhej në të njëjtin koncert. Sipas saj, ndërsa po hynte në stadiumin Gillette Stadium, mori një mesazh nga vajza e saj: “Ishte shumë bukur që ti dhe Andrew ishit të dy në koncertin e Coldplay”. Ky mesazh, tha ajo, e vendosi menjëherë në siklet dhe ankth për një përballje të mundshme.

Cabot pranoi se mendoi menjëherë për situatën e sikletshme që mund të krijohej nëse ish-bashkëshorti do ta shihte me ish-shefin e saj, Andy Byron. “Mendova: a do të jetë e çuditshme nëse më sheh me Andy?”, kujtoi ajo. Megjithatë, ajo vendosi ta minimizojë shqetësimin, duke menduar se në një stadium me mbi 55 mijë persona ishte pothuajse e pamundur të përplaseshin rastësisht.

Por fati deshi ndryshe: të dy u shfaqën në ekranin gjigant gjatë momentit të “kiss cam”, duke e kthyer situatën në një fenomen viral global. Videoja disa sekondëshe pati pasoja të mëdha në jetën personale dhe profesionale të tyre, duke çuar në largimin nga puna në kompaninë Astronomer.

Duke folur për pasojat, Cabot theksoi se reagimi publik ishte i tepruar. “Mora përgjegjësi dhe hoqa dorë nga karriera ime për këtë”, u shpreh ajo, duke shtuar se gjithçka nisi nga “disa pije dhe një moment i dobët profesional”. Ajo zbuloi gjithashtu se u përball me kërcënime serioze, përfshirë edhe ndaj sigurisë së fëmijëve të saj.

Ajo u shpreh se marrëdhënia me Byron ka përfunduar. “Ka pasur një mungesë të madhe ndershmërie”, tha Cabot, duke shtuar: “Ai nuk ishte personi që më kishte paraqitur veten dhe gënjeshtra për mua është e papranueshme”.

Duke folur për reagimin publik, ajo u shpreh se u përball me kritika të ashpra dhe të pabarabarta. “Unë bëra një gabim dhe e pranoj, por kam paguar një çmim të paimagjinueshëm për këtë”, tha ajo, duke shtuar se ndjeu se u sulmua më shumë se Byron: “Ai ka luksin të qëndrojë në heshtje, ndërsa unë duhet të dal dhe të shpjegoj gjithçka”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.