🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,657 ▲ +0.26% ETH $2,003 ▼ -0.11% XRP $1.3328 ▼ -0.6% SOL $82.4100 ▼ -1.33%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kuriozitete

Ujë i kripur, rërë dhe dallgë… në mes të lëndinës

Ky është plazhi më i çuditshëm që mund të keni parë ndonjëherë. Ka ujë të kripur kristal i pastër, rërë të bardhë, madje edhe dallgë, dhe është ‘hedhur tutje’ në një lëndinë të gjelbër. Plazhi i Gulpiyuri është një skutë jashtëzakonisht e këndshme e bregdetit, afër qytetit të Llanes, në veri të Spanjës, i cili të mahnit për ujin shumë të pastër, rërën e bardhe e të imët dhe qetësinë e jashtëzakonshme të një ‘ishulli’ të çuditshëm.

Çuditërisht, në sipërfaqen e vogël të ujit, që duket sikur ka ngecur në atë vend, krijohen edhe valë, njësoj si në një det të hapur, çka e bën edhe më magjike eksperiencën që mund të përjetohet, edhe pse temperaturat e ujit mund te jenë të ftohta. Miniplazhi ushqehet me ujë të kripur nga Gjiri i Biscay, në detin Cantabrian. Gjatë miliona vjetëve, valët kanë gërryer një seri tunelesh nën shkëmbinjtë që e lidhin këtë parajsë të vogël tokësore me plazhin. Gulpiyuri fshihet pas disa kodrave të ulëta, rreth 100 metra larg nga deti. Pavarësisht se vendi është i fshehur dhe i vështirë për t’u gjetur, ai është kthyer tashmë në një Mekë për turistët e huaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.