🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.28 ▲3.05%
ARI 5,008 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,528 ▲ +0.64% ETH $2,326 ▼ -0.56% XRP $1.5322 ▲ +0.16% SOL $94.7600 ▼ -1.2%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.28 ▲3.05 % ARI 5,008 ▲0.11 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.28 ▲3.05 % ARI 5,008 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Uji “prish” koalicionin, ikën Paskali e LSI. Dy këshilltarët i bashkohen PS

Debatet për çmimin e ujit në Bashkinë e Tiranës e përçanë përfundimisht koalicionin PS-LSI në nivel lokal. Përfaqësuesja më e lartë e LSI në bashki, nënkryetarja Brunilda Paskali dha dorëheqjen pasditen e së enjtes.

“Ky është një vendim politik i marr pas zhvillimeve më të fundit në Këshillin Bashkiak, ku bashkëpunimi institucional i deritanishëm u zëvendësua me partneritetin individual të dy këshilltarëve që kanë vepruar në kundërshtim me qëndrimin politik të LSI-së. Misioni në opozitë i LSI më obligon aktin e dorëheqjes si dëshmi serioziteti”, deklaroi Paskali në një komunikim me mediat.

Ndërsa më herët, sërish LSI deklaroi se përjashtonte dy këshilltarët Agim Kraja dhe Genta Mezini, sepse bashkuan votat me këshilltarët socialistë.

“Grupi i këshilltarëve të LSI vendosi të përjashtojë Genta Mezinin dhe Agim Krajën për veprim në kundërshtim me statutin, programin dhe vendimin e forumeve drejtuese të LSI-së. Qëndrimi dhe votimi i tyre në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës të datës 26 korrik 2017 ka qenë tërësisht individual dhe i shtyrë prej interesave korruptive”, tha koordinatorja Erjona Bixha.

Të dy këshilltarët mësohet se tani janë bërë pjesë e grupit të këshilltarëve socialistë, të cilët së bashku me këshilltarët e PDIU dhe të FRD krijuan shumicën në Këshillin Bashkiak të Tiranës me 31 vota, ndërsa partitë e tjera kanë së bashku 30 vota.

Këshilltari i LSI, Ardit Çela deklaroi se refuzonte mandatin e deputetit për të qëndruar pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Ndarja në Bashkinë e Tiranës u bë akoma më e qartë pasi kryetari Erion Veliaj shkarkoi nga detyra tre drejtues bashkiakë të propozuar nga LSI.

Ata janë administratori i Farkës, Gazmend Kukli; drejtuesi i ndërmarrjes numër 3 të qytetit, Artjon Çaushllari dhe drejtoren e qendrës sociale në Shkozë, Kajame Guri.

/ Top Channel

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.