🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,719 ▲0.29%
DOW 47,028 ▲0.17%
NASDAQ 22,472 ▲0.44%
NAFTA 95.43 ▲3.21%
ARI 5,003 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,636 ▲ +0.6% ETH $2,325 ▼ -0.49% XRP $1.5372 ▲ +0.41% SOL $94.9400 ▼ -0.22%
S&P 500 6,719 ▲0.29 % DOW 47,028 ▲0.17 % NASDAQ 22,472 ▲0.44 % NAFTA 95.43 ▲3.21 % ARI 5,003 ▲0.02 % S&P 500 6,719 ▲0.29 % DOW 47,028 ▲0.17 % NASDAQ 22,472 ▲0.44 % NAFTA 95.43 ▲3.21 % ARI 5,003 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ujitja-Kullimi, ministria e Bujqësisë investon 133 milionë lekë në zonën veriore të vendit

Ministria e Bujqësisë po rrit mbështetjen dhe investimet për sektorin e bujqësisë, ku padyshim peshën më të madhe e zë rehabilitimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

Ujitja dhe kullimi është një nga faktorët kryesorë me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e qëndrueshme të prodhimit bujqësor në vend. Gjatë vitit 2015, ministria e Bujqësisë ka financuar 133 milionë lekë në disa nga objektet e infrastrukturës së ujitjes dhe mbrojtjes nga përmbytjet, në zonën veriore të vendit.

Lezhë- Rehabilitimi i kanalit kryesor ujitës Mat – Lezhë ( magjistrali ) me vlerë 26 milionë lekë

Ky kanal me një gjatësi prej 14 km, që merr ujë nga lumi Mat, prej shumë vitesh ka qenë krejtësisht jashtë funksionit. Me ndërhyrjen e realizuar gjatë vitit 2015, ky kanal kryesor është kthyer në funksion, duke krijuar mundësi për ujitje në rreth 4000 ha në zonën e Bregut të Matës, Lezhë.
Me financimet e akorduara, Bashkisë Lezhë me buxhetin e vitit 2016 parashikohet të rehabilitohen edhe kanalet sekondare duke e bërë tërësisht funksionale këtë skemë ujitëse.

Shkodër- Rikonstruksioni i kanalit Ujitës, Grizhë – Koplik me vlerë 65 milionë lekë

Kanali kryesore ujitës Grizhë-Koplik është vazhdim i kanalit të Shtodrit dhe rikonstruksioni i këtij segmenti të kanalit ka sjellë përmirësimin e ujitjes në rreth 1000 ha tokë bujqësore të zonës së mbiShkodrës në Grizhë e Koplik. Ndërsa Bashkia e Malësisë së Madhe do të rehabilitojë kanalet sekondare me investimet e parashikuara për vitin 2016. Ministria e Bujqësisë ka investuar 25 milionë lekë për mbrojtjen nga gërryerjet e lumit Buna, në Fshatin Shirgj, Shkodër. Nëpërmjet këtij investimi është mundësuar ndërtimi i mbrojtjes gjatësore dhe panelave tërthore për mbrojtjen nga gërryerja i lumit Buna në tokat e fshatit Shirq, Shkodër.

Dibër- Riparimi i sifonit të Muhurrit me vlerë 14 milionë lekë

kana1Rehabilitimi i këtij sifoni ka bërë funksionale Skemën Ujitëse të Muhurrit, Dibër duke mundësuar ujitjen për herë të parë të rreth 300 ha në zonat Rreth Kale, Brezhdan dhe Vakuf. Ministria e Bujqësisë financoi 17 milionë lekë për rehabilitimin e Rezervuarëve në Gram dhe Mbrezhdan të Dibrës. Ndërhyrjet rehabilituese kanë ndikuar së pari në rritjen e sigurisë së digave të rezervuarëve Gram e Mbrezhdan, si dhe garantimin e ujit për ujitje nga këto rezervuarë.

Ujitja e kullimi, projekt madhor në fushën e bujqësisë, që do të lëvrojë investime në vlerën e 4.3 miliardë lekë

Buxheti i vitit 2016 për sektorin e bujqësisë, do të adresojë një fond prej 70% më shumë se një vit më parë për sistemin e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

Qeveria ka rritur me 24% buxhetin në tërësi për bujqësinë, (nga 8.5 miliardë në 10.5 miliardë lekë në 2016-n) prej të cilave 4.3 miliadë lekë do të alokohen për ujitjen kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet.

Burime nga ministria e Bujqsisë bëjnë të ditur se, një pjesë e fondit do të administratohet nga pushteti lokal. Ndërsa 1.8 miliardë lekë, do të shkojnë për infrastrukturën e kullimit, përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve.
Sipas dikasterit të Bujqësisë, projektet kryesore në këtë sektor do të synojnë mbështetjen e aktivitetit bujqësor të fermerëve dhe rritjen e prodhimit bujqësor vendas.

Por vëmendja më e madhe dhe fondet më të larta do të shkojnë për investime në argjinatura e kanale kullimi me qëllim që të merren masa për situatën e përmbytjeve që përjetojnë çdo vit banorët

Në tre vitet e fundit, bujqësia ka qenë një nga sektorët më kontributin më të madh në rritjen ekonomike të vendit, madje me ndikim të drejtpërdrejtë në shmangien e një recesioni të mundshëm, sipas ekspertëve. Ndaj dhe vëmendja e qeverisë për këtë sektor është rritur ndjeshëm.

Inovacion për sigurimin e ujit dhe kullimit në çdo parcelë

kana3Programi i Qeverisë, tashmë me fokus kryesor ripërtëritjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, si dhe pastrimin e  kanaleve dytësore e tretësore, parashikon zbatimin e nje prej programeve nga më të mëdhenjtë që është bërë ndonjëherë në këtë sektor. Ndërsa administrimi i sistemit të ujitjes dhe kullimit në vend parashikon të bëhet për herë të parë përmes monitorimit online. Ky  instrument i ri do të modernizojë administrimin e sistemit dhe parashikon të transformojë ujitjen dhe kullimin në një proces funksional në çdo fermë të vendit ku punohet dhe prodhohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.