Ukraina sulme gjatë natës, nis rreth 300 dronë drejt Rusisë
Ukraina ka ndërmarrë një nga sulmet më të mëdha me mjete ajrore pa pilot që nga fillimi i luftës, duke lëshuar 283 dronë kundër Rusisë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, të gjithë dronët u interceptuan, ndërsa agjencia zyrtare RIA Novosti raportoi se nuk pati dëme apo të lënduar.
Guvernatori i rajonit të Rostovit, Yuri Slyusar, bëri të ditur se rreth 90 dronë kishin në shënjestër zonën e tij, pranë kufirit me Ukrainën.
Ndërkohë, guvernatori i Saratovit në Rusinë jugperëndimore njoftoi për dy persona të plagosur dhe dëme në disa shtëpi nga një sulm me dron.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se negociatorët ukrainas dhe amerikanë do të takohen sot në Shtetet e Bashkuara për bisedime të reja, me synimin për të rinisur procesin e paqes.
Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, të mbështetura nga SHBA, u ndërprenë më 28 shkurt pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme, kur SHBA dhe Izraeli nisën sulmet kundër Iranit.
/rtsh.al/
The post Ukraina sulme gjatë natës, nis rreth 300 dronë drejt Rusisë appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.