☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,764 ▼0.26%
DOW 47,340 ▼0.77%
NASDAQ 22,677 ▼0.09%
NAFTA 87.72 ▲5.12%
ARI 5,185 ▼1.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,632 ▲ +0.88% ETH $2,077 ▲ +1.84% XRP $1.4045 ▲ +0.81% SOL $87.8400 ▲ +1.89%
S&P 500 6,764 ▼0.26 % DOW 47,340 ▼0.77 % NASDAQ 22,677 ▼0.09 % NAFTA 87.72 ▲5.12 % ARI 5,185 ▼1.1 % S&P 500 6,764 ▼0.26 % DOW 47,340 ▼0.77 % NASDAQ 22,677 ▼0.09 % NAFTA 87.72 ▲5.12 % ARI 5,185 ▼1.1 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Ekonomia

UNESCO në Shqipëri, fondet që janë dhënë në dekadën e fundit

Që nga viti 2008, Shqipëria ka përfituar nga programet e UNESCO-s mbi rreth 335,500 dollarë. Të dhënat zyrtare të kësaj organizate mbi Shqipërinë tregojnë se numri më i madh i projekteve të financuara (6 të tilla me vlerë 113,000 USD) kanë qenë në periudhën 2008-2009.

Për periudhën 2016-2017, në total janë miratuar tre projekte, me vlerë rreth 43,000 USD.

Shqipëria është anëtare e UNESCO-s që nga viti 1958 dhe ka disa trashëgimi që janë të mbrojtura prej saj, si: Butrinti, Gjirokastra, Berati  dhe Isopolifonia.

Ndërsa janë rreth pesë projekte që janë në listë pritjeje, nga të cilat pritet që të hyjë për miratim gjatë 2017-s Liqeni i Ohrit, pjesa shqiptare. Ndër projekte të tjera janë: qyteti i vjetër i Apolonisë (2014), Amfiteatri i Durrësit (1996), Varret e Selcës (1996), etj.

Shqipëria  që nga viti 2010 jep kontribut vullnetar në UNESCO. Këto vlera kanë ndryshuar në gjashtë vitet e fundit. Vlera më e ulët është dhënë në vitin 2011 me 440 dollarë, ndërsa më e larta në vitin 2015 me 66,246 USD. Për vitin 2016 kjo vlerë u llogarit në 26,120 dollarë dhe është paguar tërësisht.

Në total Shqipëria ka ratifikuar 18 instrumente ligjore me këtë organizatë ndërsa 22 janë ende të panënshkruara.

Programet

113,000 USD  2008-2009

100,300 USD  2010-2011

34,000  USD  2012-2013

45,000 USD   2014-2015

43,000 USD  2016-2017

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.