Rajoni

UNICEF: Më shumë gra dhe fëmijë kërkojnë sigurinë në Evropë

 aaaaaPër herë të parë që prej fillimit të krizës së refugjatëve dhe migrantëve në Evropë, tani ka më shumë fëmijë dhe gra që shpërngulen krahasuar me meshkujt në moshë madhore, bën me dije UNICEF. Aktualisht gratë dhe fëmijët përbëjnë afërsisht 60 përqind të refugjatëve dhe migrantëve që kalojnë kufirin nga Greqia në Gevgelijia në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Fëmijët gjithashtu përbëjnë 36 përqind të numrit të personave që ndërmarrin kalimin e rrezikshëm të detit nga Turqia për në Greqi. E megjithatë, këto shifra mund të jenë më të larta, sepse shumë fëmijë nuk e deklarojnë moshën e tyre derisa të kenë mbërritur në vend mbërritjen e tyre të fundit.

“Pasojat e kësaj rritjeje të numrit të grave dhe fëmijëve në lëvizje janë tejet të rënda. Ato sjellin më shumë rrezik gjatë kalimit të detit, sidomos në periudhën aktuale të dimrit, si dhe rezultojnë në nevojë më të madhe për mbrojtje në tokë”, tha Marie Pierre Poirier, Koordinatorja e Veçantë e UNICEF për Krizën e Refugjatëve dhe Migrantëve në Evropë. “Mirëqenia, mbrojtja dhe sistemet shëndetësore duhet të përforcohen në çdo hap të rrugës së tyre, kështu që fëmijët dhe gratë nuk do të mund të bien pre e shfrytëzimit apo tëzhduken nga sistemi.”

Që prej qershorit të vitit 2015, kur burrat përbënin 73 përqind të rrjedhës migruese, ka patur një rritje të konsiderueshme të numrit të fëmijëve dhe grave në lëvizje. Në qershor të vitit 2015 fëmijët përbënin 10 përqind të personave të shpërngulur, ndërsa tani ata përbëjnë më shumë se një të tretën e refugjatëve dhe migrantëve.

Megjithëse numri i saktë i fëmijëve të ndarë nga familja apo të pashoqëruar në lëvizje nuk dihet, 35,400 të tillë kanë kërkuar azil në Suedi, ku shumica e tyre ishin nga Afganistani. Ndërsa, Gjermania ka pritur më shumë se 60,000 të adoleshentë të pashoqëruar kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

UNICEF ka theksuar se të gjithë fëmijët duhet të trajtohen me përparësi në çdo hap të rrugëtimit të tyre. Ata duhet të informohen plotësisht mbi të drejtat e tyre për të kërkuar azil dhe për ri bashkim familjar në Evropë. Interesi më i lartë i secilit fëmijë të pashoqëruar duhet marrë në konsideratë përpara se të merret edhe një veprim i vetëm. UNICEF mbështet të drejtën e të gjithë fëmijëve për ri bashkim familjar, veçanërisht sepse fëmijët që udhëtojnë dhe jetojnë pa mbështetjen e familjes rrezikojnë të abonohen dhe të shfrytëzohen nga kontrabandistët dhe trafikantët.

Rreth UNICEF

UNICEF promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmije gjatë gjithë punës së tij. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për të kthyer këtë angazhim në veprime praktike, duke i kushtuar përpjekje të veçanta arritjes tek fëmijët më të cenuar dhe të përjashtuar, si dhe për përfitimin e të gjithë fëmijëve, kudo ndodhen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button