🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.07 ▲2.2%
ARI 4,425 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,229 ▲ +4.15% ETH $2,159 ▲ +5.65% XRP $1.4185 ▲ +3.41% SOL $91.8700 ▲ +6.95%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.07 ▲2.2 % ARI 4,425 ▲0.4 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.07 ▲2.2 % ARI 4,425 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Unifikimi i ligjeve të investimeve

Qeveria shqiptare ka paralajmëruar rishikimin terësor të ligjeve për investimet në vend përmes hartimit të një ligji të unifikuar.

Ky hap paralajmërohet në udhërrëfyesin e investimeve të miratuar nga Këshilli i Ministrave pak javë më parë. Megjithatë, procesi duket se do të zgjasë në kohë e ligji i ri i unifikuar sëbashku me mekanizmat që do të trajtojnë problematikat e investitorëve do të jenë gati vetëm në fillim të vitit 2018. Referuar udhërrëfyesit të investimeve, procesi për rishikimin e bazës ligjore për invetsimet ka nisur në korrik të këtij viti me ngritjen e grupit të punës.

Më pas procesi do të vijojë me rishikimin e ligjit për investimet e huaja, ligjit për investimet strategjike, ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare si dhe ligjet e rregulloret për zonat e lira ekonomike, partneritetin publikprivat etj.

Krahas ligjit të ri për investimet, qeveria paralajmëron se do të marrë masa edhe për përmirësimin e besimit të investitorit duke krijuar mekanizma për ruajtjen apo mbajtjen e investimeve. Në këtë kuadër, qeveria shqiptare do të krijojë mekanizma, të tilla si procedura për ndjekjen e trajtimit të ankesave të investitorëve dhe një sistem për trajtimin e ankesave të investitorëve.

Në këtë mënyrë, sipas qeverisë, synohet të rritet besueshmëria e investitorëve e të nxitet zgjerimi i investimeve tek investitorët ekzistues. Hartimi i ligjit të unifikuar të investimeve e krijimi i mekanizmit të ankesave kanë si afat dhjetorin e vitit të ardhshëm ndërsa miratimi i tyre, shkurtin e vitit 2018.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.