Kronika

Universitetet, sot afati i fundit për t’u regjistruar online

Studentet-Universiteti-Tirane-1-508x350Dita e sotme është afati i fundit për t’u regjistruar online, për të gjithë kandidatët, të cilët janë shpallur fitues në listën paraprake të pranimeve në universitete.

Të gjithë maturantët mund të gjejnë pikët e fituesit të fundit të këtij raundi të parë në degët e të gjitha universiteteve publike.

Kjo do t’i mundësojë maturantëve që të bëjnë llogaritë e tyre në bazë me pikët që ata kanë marrë dhe nëse kanë mundësi të fitojnë një preferencë më të lartë, për ata që dëshirojnë të vijojnë garën, ndërsa ata që nuk janë shpallur fitues do të mund të kontrollojnë se sa është diferenca e pikëve që ata kanë me fituesin e fundit dhe sa shanse kanë të kapin ndonjë prej 10 preferencave që kanë listuar në Formularin A2.

Regjistrimi online do të mbyllet në orën 24:00 të datës 22 shtator, ndërkohë që fituesit përfundimtarë në universitetet publike të vendit do të shpallen në datë 29 shtator. Kandidatët fitues, nëse nuk do të regjistrohen brenda këtyre afateve, atëherë do të humbasin të drejtën e studimit, pasi emrat e tyre nuk do të përfshihen në fazën përfundimtare, që është data 29 shtator.
Kandidatët që janë shpallur fitues në listën paraprake të fituesve, duke parë pikët e fituesit të fundit, mund të përcaktojnë nëse do kenë mundësi të fitojnë një preferencë më të lartë apo jo. Këta kandidatë që zgjedhin të vijojnë garën në datë 29 shtator, nëse kanë grumbulluar pikë mjaftueshëm për një preferencë më të lartë do të shpallen fitues në preferencën e re. Nëse nuk fitojnë preferencë tjetër, do të shpallen fitues në të njëjtën degë. Kandidatët që kanë fituar preferencën e parë edhe në listën përfundimtare do të rezultojnë në të njëjtat degë, pasi ata nuk fituar preferencën më të lartë.

Për maturantët që nuk janë shpallur fitues në asnjë degë, nëse janë afër me pikët e fituesit të fundit në preferencat që kanë zgjedhur në Formularin A2 kanë shansin që në datë 29 shtator të mund të shpallen fitues. Kjo, sepse duke pasur parasysh dhe procedurat e mëparshme të Maturës Shtetërore, në këtë fazë mbesin bosh kuotat e kandidatëve që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë vendit, por edhe të atyre që shkojnë në universitete private. Sipas të dhënave të MAS, këtë vit 4500 maturantë kanë aplikuar për studime jashtë vendit dhe minimalisht vendet e tyre do mbesin bosh, duke u dhënë mundësinë maturantëve të tjerë të fitojnë në këto programe studimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button