Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropën dhe Afrikën, gjeneral Christopher Cavoli, ka vizituar dje Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe FSK-në, në mbështetje të “Defender Europe 21”, duke demonstruar kështu forcën dhe rëndësinë e marrëdhënieve në mes ShBA-ve dhe Kosovës. Sipas Ambasadës Amerikane në Kosovë, gjeneral Cavoli u takua me ministrin Mehaj, gjeneralin Rama dhe komandantin e KFOR-it Federici. “Ushtria Amerikane, Evropa dhe Afrika mbështesin tranzicionin e FSK-së në një forcë mbrojtëse multi-etnike ndërvepruese, të aftë të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë globale”, thuhet në njoftimin e ambasadës.