🌡️
Tiranë 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.38 ▲0.86%
ARI 4,708 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,857 ▼ -0.56% ETH $2,111 ▼ -1.41% XRP $1.3168 ▼ -1.97% SOL $80.0400 ▼ -2.43%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.38 ▲0.86 % ARI 4,708 ▲0.49 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.38 ▲0.86 % ARI 4,708 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Ushtria izraelite vret gabimisht 3 pengje të marrë nga Hamasi

Ushtria izraelite pranoi se vrau gabimisht 3 pengje gjatë operacionit të saj në Gaza, pasi i konsideroi si “kërcënim”. IDF i ka identifikuar ata si Yotam Haim, Samer Talalka dhe Alon Shamriz.

Alon Shamriz u rrëmbye nga Kibbutz Kfar Aza më 7 tetor, ditën kur Hamasi kaloi kufirin me Izraelin dhe vrau 1200 njerëz. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se familja e Shamrizit ka dhënë leje që emri i tij të publikohet.

Edhe Yotam Haim u rrëmbye nga Kibbutz Kfar Aza më 7 tetor. Ai ishte një muzikant 28-vjeçar dhe kishte planifikuar të luante me grupin e tij në festivalin muzikor në Tel Aviv më 7 tetor.

Mëngjesin e sulmit të Hamasit, ai telefonoi familjen e tij dhe u tha se shtëpia e tij ishte në zjarr. Kur hapi dritaren për pak ajër të pastër, Yotam u rrëmbye nga Hamasi.

Samer Talalka, një beduin, i cili u rrëmbye nga Kibbutz Nir Am, ishte 25 vjeç kur u vra. Ai jetonte në qytetin Hura dhe punonte në një çerdhe pulash në kibuc.

Mëngjesin e 7 tetorit, ai ishte në punë. Ai telefonoi motrën e tij pas sulmit për t’i thënë se ishte plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ndaj vrasjes së 3 pengjeve. Ai e ka quajtur atë “një tragjedi të padurueshme”.

“Ul kokën me pikëllim të thellë dhe vajtoj rënien e 3 djemve tanë të dashur që u rrëmbyen… Zemra ime është për familjet e pikëlluara në kohën e tyre të vështirë” – shkroi ai.

Netanyahu lavdëroi ushtarët, duke thënë se ata po “depërtojnë në misionin e shenjtë të kthimit të të rrëmbyerve, edhe me çmimin e jetës së tyre”. Ai shtoi se Izraeli ishte i përkushtuar të kthente të gjithë pengjet në shtëpi

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.