Bota

Ushtria ruse në Arktik, e gatshme për luftën e re botërore

Rusia ka pozicionuar forca të mëdha ushtarake në Arktik, të gatshme që të zhvillojnë një luftë të re botërore kundër SHBA-ve dhe vendeve të tjera Perëndimore.

ushtria-ruse-n-euml-arktik-e-gatshme-p-euml-r-luft-euml-n-e-re-bot-euml-rore_hdRevista prestigjioze amerikane “National Interest” ka publikuar një studim, i cili analizon pozicionimin e forcave ruse në Arktik, duke konstatuar se atje është vendosur një fuqi aq e madhe ushtarake, e cila është e gatshme të udhëheq me një luftë globale-botërore, që mund të shpërthejë si pasojë e tensioneve në mes fuqive të mëdha.

Sipas kësaj reviste, Rusia ka pozicionuar në Arktik së paku pesë lloje armatimi, me të cilat mund t’i kundërvihet çfarëdo lloj agresioni.

Arktiku, si një pikë gjeostrategjike, është bërë mjaft e rëndësishme për shkak të fenomenit të shkrirjes së akullit, sepse kjo mundëson hulumtime më të lehta të ujërave, mineraleve dhe pasurive të tjera natyrore.

Nuk duhet të habit fakti se Rusia është plotësisht e gatshme ushtarakisht në Arktik, shkruan “National Interest” duke shtuar se Rusia për vite të tëra është përgatitur ta aftësojë Arktikun, kurse për këtë e ka përvojën edhe nga periudha e Bashkimit Sovjetik.

Rusia ka pozicionuar në Arktik katër anije nukleare akullthyese, të cilat janë të angazhuara për operacione në Arktik dhe të rëndësishme në aspektin strategjik për veprime të mundshme ushtarake, kurse SHBA dhe Kanadaja kanë vetëm disa anije të rëndomta akullthyese përgjatë zonës kufitare.
Përveç kësaj nën akull janë stacionuar nëndetëset e fuqishme “Ajkula”, gjithsej 6 sosh, e që janë superiore në raport me nëndetëset e vendeve perëndimore.

Aeroplanët luftarak Mig-31, të cilët kanë predispozita të larta për fluturime në hapësira me ajër tjetër dhe me shtypje atmosferike, siç është Arktiku, gjithashtu është një adut për luftë kundër aeroplanëve luftarakë amerikanë. Aktualisht Rusia ka mbi 200 aeroplanë Mig-31.

E njëjta vlen edhe për bombarduesit Tu-95 dhe Tu-142, të cilët gjithashtu janë të krijuar për hapësira specifike siç është Arktiku, shkruan “National Interest”.

“Këta bombardues do të jetë e vështirë t’i eliminosh në një hapësirë prej 5 mijë kilometrash, sa është radiusi luftarak i Arktikut”, thotë eksperti ushtarak Robert Farli, për revistën “National Interest”

Farli potencon se në Arktik janë pozicionuar njësi të ndryshme elitare të ushtrisë speciale të Rusisë, të cilat që nga epoka e Bashkimit Sovjetik janë stërvitur për sulme ndaj NATO-s dhe për luftë në rrethana të jashtëzakonshme.

Related Articles

Nje koment

  1. Rusia nuk ka buke dhe jo te beje lufte me ameriken rusia para amerikes I heq breket sa here te duan amerikanet God Blass América

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button