Bota

Vajza e Sadam Hussein financon ISIS-in

vajza-e-sadam-hussein-financon-isis-in_hdSipas gazetës gjermane “Der Spiegel”, vajza e kreut të rrëzuar të Irakut, Sadam Hussein, Raghad Hussein po e financon ISIS-in.

Sipas kësaj të përditshme, duke jetuar një jetë luksi në Jordani, ku pasuria e saj kap shifrat prej qindra miliona dollarë, një pjesë të këtyre, raportohet se e bija e ish diktatorit irakian, Husein, ia ka transferuar grupit islamik ISIS.

“Der Spiegel” duke iu referuar disa burimeve diplomatike nga Lindja e Mesme, thuhet se Raghad dëshiron të marrë hak për vrasjen e babait të saj dhe është e uritur për pushtet, transmeton Telegrafi.

Por, mbetet të shihet nëse këto pohime janë të vërteta, pasi që deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim të 45-vjeçares Hussein.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button