🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,823 ▼0.02%
DOW 47,969 ▼0.45%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 99.28 ▲1.44%
ARI 4,777 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,728 ▲ +0.55% ETH $2,238 ▲ +0.83% XRP $1.3529 ▼ -0.33% SOL $84.5900 ▲ +0.68%
S&P 500 6,823 ▼0.02 % DOW 47,969 ▼0.45 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 99.28 ▲1.44 % ARI 4,777 ▼0.84 % S&P 500 6,823 ▼0.02 % DOW 47,969 ▼0.45 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 99.28 ▲1.44 % ARI 4,777 ▼0.84 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Vajzat Bush, letër me këshilla për vajzat Obama

Ndërsa Sasha dhe Malia Obama po përgatiten të largohen nga Shtëpia e Bardhë, pas 8 vitesh qëndrimi atje, Jenna Bush Hager dhe Barbara Bush, u kanë shkruar atyre një letër me këshilla.

Ashtu si edhe vajzat Obama, motrat Bush kaluan një pjesë të madhe të viteve të tyre të formimit, në Shtëpinë e Bardhë. Kur gjyshi i tyre George H. W. Bush, bëri betimin si presidenti i 41 i SHBA, në 1989, binjaket Bush ishin vetëm 7 vjeç.

E kur babai u betua si presidenti i 43-të në 2001, ato ishin 19 vjeçare. Ndaj, kur Barack Obama u ul në detyrë në 2009-ën, vajzat e para në largim kishin vite këshilla për të ndarë, dhe këtë e bënë në një letër që lexuan në “Today Show”.

Tani, ndërsa koha e Obama-ve në Shtëpinë e Bardhë po mbaron, binjaket Bush kanë edhe disa këshilla të tjera.

Letra, që është publikuar nga “Time”, i dedikohet viteve që vajzat Obama kaluan në Shtëpinë e Bardhë dhe mënyrës së si ato u rritën gjatë kësaj kohe.

“Në tetë vite ju keni bërë shumë. Keni parë shumë. Keni qëndruar në portat e ishullit Robben, ku Nelson Mandela qëndroi i burgosur për dekada, keni udhëtuar në Liberi e Marok, keni folur me vajzat atje për rëndësinë e edukimit, vajza që tek ju shihnin veten, që tek ju shihnin se kush mund të bëheshin nëse vazhdonin të mësonin”.

Në letrën e 2009-ës, motrat Bush këshillonin vajzat Obama për atë që duhej të bënin, të shikonin dhe të arrinin gjatë qëndrimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa letra e fundit, ka një ton të ndryshëm, pasi shikon tek e ardhmja e motrave Obama si ish-vajza të para dhe si gra të pjekura.

“Tani, do t’i bashkoheni një tjetër klubi të rafinuar, atij të fëmijëve të parë, një pozicion që nuk e keni kërkuar dhe që nuk ka rregulla të shkruara. Por, keni shumë për të bërë, do shkruani historitë e jetëve tuaja, përtej hijes së prindërve të famshëm, e në çdo hap, do të mbani me vete eksperiencat e tetë viteve të kaluara”.

Motrat tashmë 35-vjeçare vazhdojnë më tej duke përdorur edhe nota humori. “Gëzohuni kolege, tani nuk keni pse ta ndjeni më peshën e fjalës. Eksploroni pasionet tuaja. Mësoni kush jeni, bëni edhe gabime, tani ju lejohet…”

Motrat Bush, që kanë mbështetur Obama-t që kur Sasha dhe Malia ishin 7 dhe 10 vjeç, kanë edhe një kujtesë të fundit…”Ju qëndruat në këmbë kur prindërit shfaqeshin në faqet e para të gazetave. Prindërit tuaj ju vunë ju të parat e jo vetëm jua treguan por edhe jua dhanë botën. Si gjithmonë, ata do të jenë pranë jush, edhe në këtë kapitull të ri. Po kështu edhe ne…”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.