Ai me anë të një postimi në Twitter ka njoftuar se me Osmanin kanë folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“ Theksuam rëndësinë që Kosova të vazhdojë me zbatimin e reformave të lidhura me BE-së, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe bashkëpunimin në rajon, duke tërhequr përfitimet nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve”, shkruan ai.
Osmani po qëndron për vizitë dyditore në Bruksel ku do të zhvillojë takime me krerë të institucioneve evropiane.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.