Kronika

Vazhdojë punimet poshtë digës së Liqenit Artificial

Në qoftë se do t’i referohemi kësaj fotoje, do të kuptojmë se ndodhemi poshtë digës së Liqenit Artificial në Tiranë.

digaNë vendin ku sot ndodhen makineritë e gërmimeve, ka qenë një ambient i pyllëzuar me pisha të buta, një park ku shlodheshin të moshuarit e loznin fëmijët.

Pishat nuk janë më dhe aty po gërmohet për të ngitur një kompleks betoni 17 katësh. Zona e Liqenit Artificial është quajtur edhe si mushkria e Tiranës, por tashmë ajo është një “Mushkëri”në lëngim nga ndërtimet e pa kontrolluara. Ndërtimi po kryhet jo më larg se 10 m. larg Digës së këtij Liqeni pa mar parasyshë rrezikun që kanoset nga dëmtimi dhe prishja e saj. Ka ligje që ndalojnë ndërtimet poshtë digave,por ato shkelen dhe nuk zbatohen kur bëhet fjal për biznes të fuqishëm.

Qytetarët e Tiranës kanë dalë disa herë në protesta për këtë dëmtim të madh që po i bëhet ambientit dhe natyrës së qytetit,por askush nuk i ka dëgjuar ankesat e tyre. Bashkia e Tiranës duhej të kishte reaguar për këtë masakër urbane dhe ta kishte ndaluar menjëherë. Është detyra e saj të kujdeset për lejet e ndërtimit dhe mjediset publike të qytetit. Por edhe një vendim i qeverisë për shpronësimin e tokës poshtë digës së liqenit, për interesa publike, do ta shpëtonte këtë zonë të parkut të vetëm të Tiranës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button