Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 92.14 ▲4.55%
ARI 4,374 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,594 ▼ -0.31% ETH $2,150 ▲ +0.01% XRP $1.4143 ▼ -0.7% SOL $91.1300 ▲ +1.07%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 92.14 ▲4.55 % ARI 4,374 ▼0.75 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 92.14 ▲4.55 % ARI 4,374 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vdekja e 18-vjeçares pas operacionit, reagon zyrtarisht Spitali i Elbasanit

Spitali i Elbasanit reagon për vdekjen e adoleshentes nga Gramshi dhe mohon akuzat e prindërve dhe familjareve që pretendonin se vajza e tyre ishte operuar dy herë, për dy gjëra të ndryshme, që ata ende nuk i dinë.

Sipas Spitalit të Elbasanit, 18-vjeçarja Ketjona Ibrahimi ka humbur jetën 6 orë pas operacionit të vetëm që ka kryer.

“Pacientja ka vdekur ditën e shtunë ora 20:00, 6 orë pas ndërhyrjes, është operuar vetëm një herë dhe në sallën e maternitetit, është thirrur kirurgu për ndihmë duke vazhduar operacioni në ekip më të kompletuar ku ka përfunduar rreth orës 13:30-14:00 është futur në reanimacion”,- sqaron spitali.

Rastin e ka komentuar edhe nëndrejtori i Shërbimeve Klinike, Alban Hoxha, i cili hodhi dyshime se shkak për vdekjen dyshohet të jetë bërë mpiksja e gjakut në mushkëri, por pritet rezultati i autopsisë për të vërtetuar dyshimet.

Ndërsa dje nëna e Ketjonës deklaroi se mjekët kishin qënë kontradiktorë në përcaktimin e diagnozës. “Në fillim na thanë se i kishin plasur vezoret, dhe pastaj e operuan nga tëmthi. As ata nuk e dinin se çfarë po ndodhte. Në reanimacion vajza nuk reagonte pothuajse fare. Nuk na thanë se kush ishte mjeku që do bëjë operacionin”, tha ajo

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.