Vdes Gino Paoli, një nga kantautorët më të mëdhenj të muzikës italiane
Gino Paoli, një nga kantautorët më të mëdhenj italianë, ka ndërruar jetë në në Genova, në moshën 91 vjeçare, shkruan corriere.it.
I lindur më 23 shtator 1934 në Monfalcone, Paoli konsiderohej gjithmonë një gjenovez i vërtetë, i formuar mes rrugicave dhe klubeve të qytetit të tij, ku dhe nisi karrierën muzikore bashkë me miq si Fabrizio De André, Luigi Tenco dhe Bruno Lauzi.
Ai la gjurmë të thella në muzikën italiane, duke bashkëpunuar me artistë si Ornella Vanoni, Fabrizio De André dhe Luigi Tenco.
Pas fillimeve të vështira dhe sfidave personale, Paoli riktheu fuqishëm karrierën dhe mbeti simbol i dashurisë, pasionit dhe emocioneve që ka shoqëruar breza të tërë adhuruesish.
Fillimet ishin të vështira, por suksesi erdhi falë dy grave që shënuan jetën dhe muzikën e tij: Mina, që e frymëzoi për “Il cielo in una stanza”, dhe Ornella Vanoni, partnerja artistike e tij, për të cilën Paoli ruajti një lidhje të thellë gjithë jetën.
Karriera e tij pati edhe momente të errëta: problemet me alkoolin dhe tentimi i vetëvrasjes në vitin 1963, një përvojë që do të shënonte thellë jetën e tij.
Pas krizës personale dhe një periudhe larg publikut, Paoli u rikthye fuqishëm në vitet ‘70 dhe ‘80, duke shënuar suksese të mëdha me këngë si “Una lunga storia d’amore”, “Sapore di sale” dhe “Ti lascio una canzone”.
Gino Paoli mbetet një figurë legjendare e muzikës italiane, simbol i pasionit, emocioneve dhe historive të dashurisë që kanë shoqëruar dekada të tëra adhuruesish. /os/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.