🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.44 ▲0.58%
ARI 4,779 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,194 ▲ +1.39% ETH $2,213 ▲ +1.39% XRP $1.3405 ▲ +0.6% SOL $83.6000 ▲ +1.64%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.44 ▲0.58 % ARI 4,779 ▼0.81 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.44 ▲0.58 % ARI 4,779 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Europa

Vdes ish-ministri i Ekonomisë, Kakha Bendoukidze

gjeorgjiIsh-ministri gjeorgjian i Ekonomisë, Kakha Bendoukidze, ndërmarrës i reformave ekonomike liberale në ish-Republikën sovjetike dhe këshilltar i presidentit aktual ukrainas, Petro Poroshenko vdiq dje në moshën 58-vjeçare, njoftuan sot kolegët e tij.

”Ish-ministri i Ekonomisë, Kakha Bendoukidze vdiq dje në mbrëmje ndërkohë që ndodhej në Londër”, theksoi Vato Lejava, kolegu i tij në Universitetin e Tbilissit.

Ai shtoi se Bendoukidze kishte kryer së fundi një operacion kardiak në Zvicër, por dukej në gjendje të mirë që prej asaj kohe.

Policia e Londrës theksoi në një komunikatë se vdekja e tij ishte njoftuar dje në një hotel në Hamilton Place. “Një autopsi do të kryhet. Policia nuk e konsideron vdekjen e tij si të dyshimtë”, vijon komunikata.

Ndërmarrës i reformave ekonomike liberale si ministër i Ekonomisë nën presidencën e Mikheil Saakashvilit dhe njohur për luftën e tij kundër korrupsionit, Bendoukidze ishte një personalitet i respektuar në këtë ish-republikë sovjetike të Kaukazit të Jugut.

“Gjeorgjia ka humbur Kakhan”, shkruan në rrjetin social ”Facebook” ish-presidenti Saakachvili.”Jam i tronditur dhe i tmerruar … një burrë shteti me rëndësi historike humb jetën”.

”Këshilltar i presidentit ukrainas, Petro Poroshenko që prej muajit maj, Bendoukidze ishte në diskutime për të marrë një prej posteve kyçe të qeverisë”, njoftoi Saakashvili.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.