🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,685 ▼ -2.33% ETH $2,073 ▼ -2.65% XRP $1.3903 ▼ -2.64% SOL $86.8900 ▼ -3.9%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Veliaj: 2.5 milion dollarë për kompanitë e fasonit

Ministri-Erjon-Veliaj-300x200Në vijim të konsultimeve për buxhetin e vitit 2015, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje të gjitha kompanive të fasonit që, duke filluar nga janari i vitit tjetër, të aplikojnë për të përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit. Gjatë vizitës së tij në një biznes fason në Tiranë, duke shpjeguar se si caktohet ky fond për industrinë tekstile, Veliaj tha se për vitin tjetër qeveria ka krijuar një fond prej 4.5 milion dollarë për Fondin e Nxitjes së Punësimit, nga të cilat 2.5 milion vetëm për sektorin fason.

“Mënyra se si llogaritet Fondi i Nxitjes së Punësimit varet nga përqindja e tatimit të fitimit që ka deklaruar sektori tekstil. Të gjitha paratë që vijnë nga shtesa 5% e tatim fitimit të industrisë fasone, do t’ia kthejmë po këtij sektori nëpërmjet fondit të punësimit”, deklaroi ai. Ministri Veliaj tha se fondi për nxitjen e punësimit për biznesin fason mund të rritet.

“Ndaj inkurajimi për këtë industri është që, duke filluar nga janari 2015, të aplikojnë sipas një sistemi pikësh transparent, i cili shpërblen të gjitha kompanitë që punësojne sa më shumë njerëz, sidomos nga zonat rurale. Ndaj, apeli im për të gjitha kompanitë është që të aplikojnë në afat dhe të shfrytëzojnë kohën për të pasur sa më shumë hapësira nga fondi i nxitjes së punësimit”, sqaroi ministri Veliaj. Ai shtoi se nëse fondi i derdhur si tatim fitimi nga fasonët do të rritet deri në fund të vitit, edhe fondi i punësimit për fasonët po ashtu do të rritet.

Z. Veliaj nënvizoi se shumë shpejt, në bashkëpunim me Italinë, do të hapet edhe një shkollë e re profesionale për modë, dizajn dhe logjistikë, në mënyrë që industria e veshjeve të mos mbulojë vetëm një proces të punës, por edhe elementët e tjerë si dizajni. “E vetmja mënyrë që ne t’i mbajmë këto vende pune është duke shtuar edhe proceset e tjera të punës. Shkolla profesionale e modës dhe dizajnit do ta mundësojne këtë”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.