🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 17 March 2026
S&P 500 6,723 ▲0.36%
DOW 47,082 ▲0.29%
NASDAQ 22,464 ▲0.4%
NAFTA 94.22 ▲1.9%
ARI 5,004 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,210 ▲ +0.51% ETH $2,328 ▲ +1.42% XRP $1.5187 ▲ +0.6% SOL $94.4400 ▲ +0.53%
S&P 500 6,723 ▲0.36 % DOW 47,082 ▲0.29 % NASDAQ 22,464 ▲0.4 % NAFTA 94.22 ▲1.9 % ARI 5,004 ▲0.04 % S&P 500 6,723 ▲0.36 % DOW 47,082 ▲0.29 % NASDAQ 22,464 ▲0.4 % NAFTA 94.22 ▲1.9 % ARI 5,004 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Veliaj-bizneseve: Punësoni më shumë persona me aftësi të kufizuar

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, deklaroi sot gjatë një aktiviteti për personat me aftësi të kufizuar, se sfida e MMSR-së për vitin 2015 është punësimi i tyre. Ai ftoi bizneset që operojnë në Shqipëri të aplikojnë për të përfituar nga fondi 4.5 milionë dollarë i Nxitjes së Punësimit për këtë vit, duke punësuar persona me aftësi të kufizuar.

1L6A9517“Nëpërmjet Fondit të Nxitjes së Punësimit ne paguajmë 4 paga të plota dhe sigurimet shoqërore për 12 muaj për bizneset që punësojnë persona me aftësi të kufizuar. Jam i bindur se do të mbeten jashtëzakonisht të kënaqur nga puna e tyre sepse janë të trajnuar dhe me etikë të lartë pune”, deklaroi Veliaj në aktivitetin “Fuqizimi ekonomik i Personave me Aftësi të Kufizuar përmes punësimit” organizuar nga ADRF dhe mbështetur nga USAID.

Ministri Veliaj theksoi se personat me aftësi të kufizuar, së bashku me pensionistët, janë paguesit më të rregullt të energjisë elektrike, ku 93% e tyre e paguajnë atë.

“Pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar janë qytetarët më model në Shqipëri, pavarësisht se statistikisht janë qytetarët me të ardhurat më të ulëta në vend”, – theksoi ai, duke vënë në dukje se ligji kuadër për PAK, i miratuar në korrik të vitit të shkuar, ishte një ligj i mirë, i cili rriti përfaqësimin e kësaj shtrese.

Gjithashtu, ministri Veliaj falenderoi USAID-in për mbështetjen që u ka dhënë kësaj shtrese dhe njoftoi se shumë shpejt do të mblidhet këshilli i personave me aftësi të kufizuar.

Aktiviteti u zhvillua nën kujdesin e Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me mbështetjen e USAID në Shqipëri. Në fund të aktivitetit u shfaq edhe një dokumentar për rritjen e ndërgjegjësimit për punësimin e PAK.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.