🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,972 ▲ +0.3% ETH $2,051 ▼ -0.36% XRP $1.3140 ▲ +0.18% SOL $79.9900 ▲ +0.24%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Veliaj: Fund mësimit me dy turne në Tiranë

Në Tiranë do t’i jepet fund mësimit me dy turne është shprehur kreu i bashkisë Erion Veliaj. Ai inspektoi punimet në shkollën 9-vjeçare “Betim Muço” në Kombinat.

“Shkolla ‘Betim Muço’ është lajm i mirë jo vetëm për Kombinatin dhe lagjen, por besoj edhe një lajm fantastik për prindërit e 1200 nxënësve që do ta frekuentojnë atë”, tha Veliaj. Ai nënvizoi se në përfundim të punimeve, shkolla do të ketë edhe tre terrene sportive, të cilat do jenë në shërbim të nxënësve dhe komunitetit.

Gjithashtu, kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Kombinati do të kthehet në një nga poliqendrat e kryeqytetit, duke bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë puna edhe për transformimin e tregut të kësaj zone sikurse Pazari i Ri.

“Kemi marrë disa vendime të tjera, për ta kthyer Kombinatin në një zonë të poliqendrave të Tiranës. Së pari, shkolla dhe së dyti, tregu këtu pranë. Në Kombinat, shumë prej atyre që ushtrojnë aktivitetin tregtar e bëjnë këtë në kushte johigjienike, buzë rrugës, nëpër cepa pallatesh. Kjo nuk është normale. Do të bëjmë të njëjtin transformim, siç bëmë me “Pazarin e Ri”, edhe në Kombinat, me një treg modern”, nënvizoi Veliaj.

Ai theksoi se për të ruajtur ritmin e zhvillimit, është shumë e rëndësishme që fokusi të jetë te puna dhe te konsensusi.

“Kemi kuptuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë se sa na ndajnë. Ndaj, është shumë e rëndësishme që të ruajmë këtë ritëm të zhvillimit të Tiranës, të zhvillimit të Shqipërisë, vetëm duke u fokusuar te gjërat që na bashkojnë, duke qenë konstruktivë, duke ofruar konsensus, për të kuptuar se Shqipëria është përtej çdo diference tjetër. Mund t’i ofrojmë vendit një qeverisje të qëndrueshme si në Shqipëri, ashtu edhe në qytetin Tiranës, ku besoj se kemi vënë një standard në mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike”, tha Veliaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.